Izraeli kalon në zgjedhje të reja, të katërtat në dy vjet
Izraeli do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda muajit mars për shkak se Parlamenti nuk arriti të miratojë buxhetin brenda afateve. Këto janë zgjedhjet e katërta parlamentare në dy vjet dhe ndoshta më sfidueset për liderin më jetëgjatë në ekzekutivin izraelit, kryeministrin Beniamin Netanyahu.
Aktualisht Netanyahu akuzohet gjerësisht për mënyrën sesi menaxhoi pandeminë, për faktin se është nën process gjyqësor për korrupsion. Por problemet nuk mbarojnë këtu. Në krahun e djathtë është shafqur një rival jo pa rëndësi, Gideon Saar, një ish-pjesëtar i partisë Likud që rezulton mirë në sondazhe.
Netanyahu ia doli të krijojë një qeveri me ish-gjeneralin Benny Gantz, aktualisht ministër Mbrotjeje, duke bërë të pamundurën aty ku kundërshtarët shpresonin se do të binte. Në skenën ndërkombëtare, Netanyahu pati lidhje shumë të afvërta me Trump, raporte të mira me Rusinë, ai e menaxhon Turqinë e Erdoganit dhe përfitoi nga lëvizjet e administratës amerikane në Lindjen e Mesme. Por Netanyahu është tanimë vetëm një lojtar në fushë që nuk përfaqëson asgjë për të ardhmen dhe ndoshta këto zgjedhje do të përcaktojnë edhe fundin e tij.
Add new comment