Haradinaj: Takimi i Parisit rrezikon të dështojë

Postuar në 10 Qershor, 2019 20:15

“Mundet mos me u mbajt takimi në Paris, mundet të shtyhet, por jo për fajin e Kosovës. Shteti ynë është treguar serioz, i ka kryer punët e shtëpisë dhe ka avancuar pozicionin për plot tema dhe është e gatshme”

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, teksa zbuloi se Beogradi me shumë gjasë ka vendosur ta bojkotojë këtë takim, me kushtin e tërheqjes së taksës nga Kosova.

“Nëse Serbia nuk dëshiron dialog ne nuk mund ta sjellim me zor as në Paris dhe as dikur tjetër. Kushtëzimi që të hiqet taksa dhe të vazhdohet dialogu nuk është i drejtë dhe nuk mund të ndodhë. Ne prej fillimit e kemi lënë deren qelë për të hequr taksën për një marrëveshje kornizë ku janë elementet e njohjes reciproke dhe tregtia e lirë”.

Siç raporton Klan kosova Haradinaj ka deklaruar se të gjithë  tashmë janë bindur se “Kosova nuk mund të kushtëzohet”. Ai shtoi se ai kishte qenë riparuesi i marrëdhënieve me Berlinin dhe se me këtë ai i ka bërë një nder të madh Kosovës.

“Ne me Amerikën i kemi pasë marrëdhëniet edhe më të mira se tash. Tani i kemi pak më të dobëta, po s’ka ndryshim qëndrimesh as të atyre as të tonave. Amerika na beson dhe i besojmë edhe kur s’ka marrëdhënie kushedi sa të mira, prapë i besojmë. Por realisht besimin e Berlinit për Kosovën mendoj se e kam ndihmuar shumë me mënyrën se si i kemi bërë punët, mënyrën se si i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe me fokusimin në punë. Kjo është vlerësuar”-theksoi kryeministri i Kosoves.

Samiti i Parisit, i parashikuar për në 1 Korrik mbahet me iniciativë të presidentit të Francës Emmanuel Macronn. Ky Samit vjen pas atij të Berlinit, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri të qartë se Berlini refuzon çdo plan për shkëmbimin e territoreve.

https://klankosova.tv/haradinaj-mund-te-mos-mbahet-takimi-i-parisit-por-jo-per-faj-te-kosoves/?fbclid=IwAR0Xtoq0tBcOh3DL8CBA-uRvoFZwUYpQqdVMrmsfGAegrzFDeSkTh8T41Rg

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.