8 miliardë$ ndihmë ushtarake Izraelit, vetëm 15 ditë para mbylljes së mandatit

Postuar në 05 Janar, 2025 11:44

Administrata amerikane e Joe Biden, e cila mbyll detyrën më 20 janar të këtij viti, ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 8 miliardë dollarësh për Izraelin. Marrëveshja i është propozuar Kongresit, përkatësisht komiteteve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat prej nga ku do të duhet edhe aprovimi.

Ajo përfshin municione për avionët lufatrakë dhe helikopterë si dhe municione artilierie. Bomba me diametër të vogël dhe mbushje raketëash.

Administrate Biden vijon të kualifikojë ndihmën në fjalë si pjesë të politikës për të mbështetur Izraelin “në të drejtën për t’u mbrojtur” edhe pse aktualisht Izraeli është në ofensivë në çdo drejtim. Mes të tjerave megjithatë Izraeli do të furnizohet me sisteme AIM – 120C-8, një sistem mbrojtjeje ajër-ajër kundër dronëve dhe kërcënimeve të tjera.

Aktualisht i gjithë arsenali i furnizuar nuk i përgjigjet asnjë kërcënimi direct ndaj Izraelit pasi sidomos me rëniën e regimit të Asad në Siri, Irani ka humbur bazën më të madhe operacionale kundër TelAvivit.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Si i thoshte merhumi Izraelit? Xhandari nderkombetar ne duart e imperializmit amerikan.

Submitted by bimbo (not verified) on

Historia vetem perseritet. Mbase dhe merhumi nuk ja kishte futur aq kot.
Po ja qe qeveria shqiptare ehste e hipnotizuar nga suksesi cifut. Dhe israelitet jane kujdesur te kene ne xhep gjithe dhe kedo ne kete qeveri, duke filluar nga Ish ministri Peleshi dhe kalamajte e tij, e deri ne hapjen e gjithe vendit ndaj mashtruesave israelite qe gjejne shesh e bejne pershesh ne Tirane.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti Andrea keto gjera duhet t'i kesh me te degjuar nga babi. Merhumi "Xhandar nderkombetar" quante vete "Imperializmin Amerikan". Izraelin e quante "kobure" ne duart e "Xhandarit Nderkombetar". Po nejse, koha kalon, gjerat harrohen dhe duket sikur permiresohen e fillon i jep te drejte edhe atij qe te ka bere mamin.

Submitted by Andrea (not verified) on

Jo more zoteri, as nuk harrohen e as duket se permiresohen. Askush nuk ka te drejte te mendoje se, nese perseritet nje thenie e nje diktatori, si merhumi jone, apo si ducja, hitleri, a keta hitleret e rinj, kjo do te thote se ne nje fare menyre ke modifikuar qendrimin ndaj tij. Kurse per termin mos u mundo te shpikesh gjera te reja. Po pyete ti me te vjetrit, kam shprese te madhe se do me japin te drejte mua:)

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Pyet ti me te vjetrit, ose shko lexo gazetat e vjetra, se une jam boll i vjeter dhe po ta perseris, merhumi kurre nuk e quajti Israelin "Xhandar Nderkombetar". Per gjeniun debil te marksizmit kete titull te larte e meritonte vetem "Imperializmi Amerikan"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.