Kosova ka nevojë për Zgjedhje, jo manovra
Pas Ramush Haradinajt ftesa për në Gjykatën Speciale i ka ardhur Jakup Krasniqit, ish-zëdhënës i UÇK-së dhe aktualisht një kundërshtar politik i Hashim Thaçit. Në Kosovë kanë nisur të arsyetojnë se pas largimit të Haradinajt dhe të tjerëve pro qëndrimeve të tij mund të qëndrojnë amerikanët që nuk pranojnë dot dështimin me negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Daniel Server, një studiues dhe diplomat i njohur ka pranuar se skenari që pas kësaj që po ndodh të jetë administrata Trump, duke cilësuar se po bëhet një gabim i madh.
Në situatën e krijuar duhet kujtuar se në listën e personave që mund të thirren janë Fatmir Limaj, Hashim Thaçi e të tjerë. Pak muaj më parë, kur ideja e shkëmbimit të kufijve po debatohej shumë, u përfol edhe skenari se pas saj Hashim Thaçi po blinte qetësinë dhe lirinë e tij nga Gjykata Speciale.
Në këto kushte çdo sipërmarrje politike për dialog me Serbinë është kompromentim i rëndë i legjitimitetit dhe përcakton një politikë të njëanshme dhe qartësisht të sponsorizuar.
Në Kosovë po bëhet thirrje për zgjedhje dhe patjetër që interesi e do që zgjedhje të ketë. Loja e hapur nga Gjykata Speciale po vendos pikëpyetje mbi stabilitetin politik të vendit përtej faktit se sovraniteti i të gjithë hapësirës shqiptare tashmë është e dukshme se nuk i përket shqiptarëve.
Add new comment