Kur do të kërkojë azil Aleksandër Vuçiçi?
Në intervistën e tij të fundit, Kryetari i Serbisë, ka bërë një sërë deklaratash që kanë nxitur reagime brenda Serbisë. Ai theksoi se brenda Partisë Përparimtare Serbe (Srpska Napredna Stranka, SNS) ekziston një grup që quhet lojalistë, të cilët qenkan jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe ekstremistë.
Në konferencën themeluese paskan marrë pjesë 1.019 veta, dhe ata paskan bërë betim me gjak në një kishë se kurrë nuk do të hynin në koalicion me "plehrat e verdhë". Tani, sipas tij, janë 17.000 anëtarë, mes të cilëve është edhe vëllai i tij dhe një tjetër anëtar i familjes Vuçiç. Mund të merret mend se është djali i tij.
Vuçiç, i ftuar në televizionin "Prva" në intervistën e tij të fundit për vitin 2024, shpjegoi se bëhet fjalë për një krah brenda SNS-së, i cili të martën qenka takuar në një kishë të vogël. Ai tha se mund të flasë vetëm pozitivisht për ta, edhe pse për shijen e tij ata janë disi ekstremë. Vuçic pohoi: "Bëhet fjalë për njerëz të ndershëm, të cilët nuk janë të pasur, nuk janë asgjë tjetër. Ata janë aty si ruajtës të zjarrit, nuk kërkojnë poste ministrore apo asgjë tjetër.“
Deklaratat e Vuçiçit janë një kërcënim direkt, i cili u drejtohej studentëve dhe shoqërisë në tërësi që kundërshtojnë qeverinë e korruptuar dhe krimin e organizuar në politikën serbe, duke aluduar në ekzistencën e grupeve ekstremiste dhe fashiste brenda partisë së tij.
Grupi i luajalistëve duket si ushtri private e presidentit serb. Meqenëse për vëllanë flet hapur, por jo për anëtarin tjetër të familjes, mund të supozohet se ai është djali i tij.
Citoj:
Asnjëri nga këta njerëz nuk është larguar ndonjëherë dhe gjithmonë kanë luftuar ashpër kundër rrymave që vinin nga sektori perëndimor i inteligjencës. Kryesisht ata janë pro-rusë. Kur them pro-rusë, nënkuptoj një Serbi të lirë dhe të pavarur, por nëse duhet të zgjedhin, gjithmonë do të jenë më shumë pro-rusë. Ata janë kundërshtarë të vendosur të atyre që sot duan të kryejnë një revolucion me ngjyra dhe janë të gatshëm të luftojnë
Në intervistë, përveç të tjerash, Vuçiç tha se Kroacia, Bosnja dhe Kosova nuk do të kenë mundësinë për t’iu gëzuar rrëzimit të tij.
Në aspektin ekonomik, investitorët më të mëdhenj në Serbi qenkan vendet evropiane, ndërsa në vend të dytë renditet Kina. Gjermania paska krijuar mbi 40.000 vende pune, ndërsa Franca ka kontribuar me 1.2 miliardë investime vitin e kaluar.
Po ashtu, këtë muaj pritet të nisë prodhimi i makinave të markës "Panda" italiane në Serbi. Investime të konsiderueshme kanë bërë gjithashtu SHBA, Anglia dhe Japonia. Këto zhvillime duken si synime të Perëndimit që, përmes fuqizimit ekonomik, ta largojë gradualisht Serbinë nga ndikimi i Rusisë.
Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministri, deklaroi se është befasuese që asnjë sportist apo aktor nuk shprehet publikisht në mbështetje të Vuçiçit, ndërsa shumica duket të jenë kundër tij dhe në përkrahje të studentëve.
Në fakt, situata politike në Serbi ka arritur një pikë ku protestat e studentëve janë aq të fuqishme, saqë qeveria serbe nuk po mund t'i kontrollojë apo kufizojë ato.
Ndërkohë, në atë intervistë, Vuçiçi premtoi një luftë të ashpër kundër korrupsionit nga 15 marsi i vitit të ardhshëm. Ai sugjeroi se kjo nismë do të përfshijë edhe qytetarë të tjerë në grupet anti-korrupsion.
Megjithatë, kjo duket si një taktikë e tij për të fituar kohë dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e mëdha me korrupsionin dhe kriminalitetin që po përballon vendi. Nuk e nis tani, por nga marsi. Domethënë, deri atëherë korrupsioni do të trajtohet si një dukuri normale politike dhe legale.
Vuçiçi, si gjithmonë, po mundohet të ruajë kriminelët dhe të mbajë pushtetin, por protestat në rritje dhe mungesa e besimit te premtimet e tij dëshmojnë se pozicioni i tij është në lëkundje e sipër.
Populli thotë se po jeton keq dhe se nuk ka shtet ligjor, ndërsa ai pretendon se gjatë vitit të kaluar ata kanë jetuar dhe fituar më shumë. Vuçiq tha se qytetarët serbë po shkojnë në Paris, Londër, Berlin e Nju Jork, por se duhet të vizitojnë edhe Hong-Kongun, Tokion dhe vende të tjera aziatike.
Kryetari serb shpreson se, nëpërmjet koncesioneve për amerikanët dhe projekteve që u ka ndarë atyre, do të ndikojë edhe në administratën Trump. Ai përmendi kontakte dhe vizita të shpeshta të personaliteteve nga Amerika. Përmendi gjithashtu një politikan serb, të cilin Trump e paska amnistuar dhe liruar nga burgu.
Vuçiç i ka premtuar arsimit se do të rriten pagat, por vetëm nga vjeshta e këtij viti. Ata nuk i besojnë dhe janë të bindur se ai po përpiqet t’i mashtrojë. Sindikatat serbe kanë shprehur mosbesim, duke përmendur premtimet e parealizuara të viteve 2018 dhe 2019.
Protestat kundër qeverisë vazhdojnë, duke reflektuar pakënaqësinë e gjerë publike me korrupsionin dhe kriminalitetin e përhapur në të gjitha sferat e shoqërisë, ndërsa presioni ndaj tij po rritet vazhdimisht.
Ato mund të dëmtojnë seriozisht pozitat e kryetarit serb dhe ta dërgojnë drejt një fundi të ngjashëm me atë të Asadit, mirëpo ky do të kërkonte azil në Perëndim. Jo në Rusi.
A do të ketë fuqi opozita për të marrë pushtetin, mbetet për t'u parë, por deri tani dihet se luajalistët e tij janë të gatshëm të luftojnë për të deri në vdekje. Ata kanë zgjedhur atë emër për të theksuar përkushtimin e tyre të plotë ndaj tij dhe Putinit. Për këtë arsye, mes tyre gjendet edhe vëllai i tij, i cili me shumë gjasë mund të jetë një nga drejtuesit e grupit. Ndoshta edhe djali i tij.
Comments
Edhe rraketa te prodhoje,
Edhe rraketa te prodhoje, serbet prape do vije nje dite qe si heren tjeter do bredhin ne gjithe ballkanin duke lene kockat ca ne malesite e shkodres ca ne durres ca nekorce e neper greqi deri sa te arrij e ne det. Asgje nuk i ben te ndryshojne natyren e shpellarit e cakallit qe etur per gjak i del pas shpine ujkut per te shkeput ndonje kocke. Po mbase ketye rradhe sdo kete as anije franceze ti ktheje ne vend te vet
Add new comment