bota
Fizikanët rusë përjashtohen nga CERN
Laboratori evropian i fizikës së grimcave CERN do të përjashtojë qindra shkencëtarë që janë të lidhur me institucionet ruse nga fillimi i dhjetorit të këtij viti, raporton revista Nature.
Nga 1 dhjetori, shkencëtarëve që kanë lidhje me Rusinë do t’u hiqet aksesi në faqen e CERN-it dhe duhet të dorëzojnë çdo leje qëndrimi franceze ose zvicerane që kanë.
NATO nuk bëhet palë konflikti nëse Perëndimi autorizon Kievin të godasë Rusinë
NATO nuk do të bëhet palë në konfliktin ukrainas nëse shtetet e saj anëtare autorizojnë Kievin të godasë territorin rus me armë të prodhimit perëndimor, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Foreign Policy.
“Nuk është e saktë ajo që thotë presidenti Putin për përfshirjen tonë në konflikt”, pohoi Stoltenberg.
Ai shtoi gjithashtu se NATO nuk e konsideron Iranin dhe Korenë e Veriut palë në konflikt mbi ndihmën e supozuar ushtarake për Moskën.
Putin: Raketat me rreze të gjatë, vija e kuqe në konfliktin Rusi-Ukrainë
Presidenti Putin i dërgoi një paralajmërim të qartë Perëndimit lidhur me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Përdorimi i këtyre të fundit nga Ukraina, e cila nuk e ka një teknologji të tillë ushtarake, do të konsiderohet nga Rusia si "pjesëmarrje e drejtpërdrejtë" e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë.
Turqia zgjedh BRICS, paraqet kërkesën për anëtarësim
Turqia ka kërkuar zyrtarisht të bashkohet me bllokun ekonomik BRICS, pasi kërkon të krijojë lidhje të reja përtej aleatëve të saj tradicionalë perëndimorë. Lajmin e bëri të ditur Bloomberg, duke cituar persona që kanë dijeni mbi kërkesën.
Gjobë 168 milionë £ tre kompanive në Britani, derdhën ujërat e zeza në det
Tre kompani të trajtimit të ujërave në Britani do të gjobiten me 168 milionë paund për shkarkimin e ujërave të zeza në lumenj dhe dete.
Thames, Yorkshire dhe Northumbrian Water janë gjetur në shkelje të rënda pas hetimit më të madh të rregullatorit të industrisë së ujit, Ofwat.
Gjoba ndahet në: 104 milion £ për Thames, 47 milion £ për Yorkshire dhe 17 milion £ për Northumbrian, raporton The Guardian.
Anijet e mëdha me turistë "mbysin" Santorinin
Turistët britanikë duket se do të braktisin një prej ishujve më të frekuentuar të Greqisë, për shkak të mbipopullimit gjatë sezonit. Në mediat britanike, ata raportojnë përvoja aspak të këndshme nga pushimet në Santorini.
Ata thonë se mijëra turistë zbarkojnë njëherësh në ishull dhe më pas turma të mëdha ngjiten drejt majës, nëpër rrugët e ngushta për të shijuar perëndimin. Rrugët e ishullit tejmbushen në ngjitje dhe në zbritje duke shkaktuar vonesa edhe në nisjen e anijeve turistike që i sjellin njerëzit aty.
Kreu i Autoritetit Palestinez konfirmon vizitën zyrtare në Turqi
Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të vizitojë Turqinë. Lajmi u bë i ditur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan.
Zëdhënësi i AKP-së, Ömer Çelik, tha gjatë një konference për shtyp se Abbas nuk ka përcaktuar datë për shkak të problemeve shëndetësore.
Deklarata erdhi pasi presidenti turk, Rexhep Tajip, u shpreh se priste ndjesën e Abass pasi ai refuzoi një ftesë për të vizituar Turqinë.
“Hekurudhat franceze u sabotuan nga një dorë e huaj”
Ministri i Brendshëm i Francës nuk e përjashton përfshirjen e një fuqie të huaj në një sulm që sabotoi stacionet e sinjalit dhe kabllot në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të vendit, duke shkaktuar kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.
Sulmet e së premtes dëmtuan infrastrukturën përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla si Lille në veri, Bordeaux në perëndim dhe Strasburg në lindje. Një tjetër sulm në linjën Paris-Marsejë dështoi.
Ukraina, gati për bisedime me Rusinë
Kievi është gati për bisedime paqeje me Moskën për t'i dhënë fund konfliktit, i ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba homologut të tij kinez, Wang Yi.
Shefi i diplomacisë ukrainase ka bërë një vizitë zyrtare në Kinë – e para që nga fillimi i konfliktit të Ukrainës në shkurt 2022.
Kuleba është shprehur gjatë takimit me homologun kinez se "Ukraina është e gatshme të angazhohet në dialog dhe negociata me Rusinë".
GJND: Izraeli duhet të tërhiqet nga territoret palestineze
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konfirmuar ligjërisht se Izraeli po zbaton politikat e okupimit dhe shtypjes kundër palestinezëve.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme turke.
"Izraeli duhet t’i japë fund pranisë së tij në territoret palestineze sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kompensojë dëmin që ka shkaktuar", citon ministria opinionin këshillues të GJND-së.