bota
Parlamenti zviceran hedh poshtë ndihmën për Ukrainën
Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës hodhi poshtë një kontribut prej 5 miliardë frangash zvicerane (5.58 miliardë dollarë) për Ukrainën, të përfshirë në një paketë më të gjerë financiare, me arsyetimin se plani shkel kufizimet e huamarrjes në vendin neutral.
Me 28 vota kundër dhe 15 pro, ligjvënësit votuan kundër paketës prej 15 miliardë frangash, e cila përfshinte gjithashtu 10.1 miliardë franga financime shtesë për forcat e armatosura të vendit.
Sulmi i parë me armët amerikane godet sistemet ajrore ruse në Belgorod
Rajoni i Belgorodit në Rusi është objektivi i parë drejt të cilit janë lëshuar nga Ukraina armë perëndimore. Sulmi i parë (ose të paktën: sulmi i parë zyrtar) me Himars - raketa me rreze të gjatë - që kur SHBA dha autorizimin (bashkë me të edhe Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) është kryer ndaj një bateri të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-300/S-400.
Pentagoni konfirmon: Ukraina do t’i përdorë armët amerikane në territorin rus
Administrata e presidentit Biden i ka dhënë leje Ukrainës të përdorë armët amerikane kundër objektivave në tokën ruse. Lajmin e konfirmoi një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtje, për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.
"Llafazanëria është punë grash”
Një shprehje e Papa Françeskut, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me priftërinjtë e rinj të Romës, po qarkullon në mediat italiane sot.
Sipas faqes “Silere non possum”, ndërsa u këshillonte priftërinjve rishtarë të shmangin thashethemet në famulli dhe në kongregacione, papa është shprehur se “thashethemi është punë grash”.
Franca përjashton Rusinë nga eventi përkujtimor i zbarkimit në Normandi
Franca nuk e ka ftuar Rusinë në eventin që përkujton zbarkimin e forcave aleate në Normandi, një operacion që do të shënonte kthesën finale të Luftës së Dytë Botërore.
6 qershori shënon 80-vjetorin e Operacionit Overlord, i njohur ndryshe si Dita D, por autoritetet franceze duket se këtë vit do të përjashtojnë nga ky aktivitet përfaqësuesit e Rusisë.
Lajmin e bën të ditur Reuters, duke iu referuar Presidencës Franceze.
Edhe Gjermania mbështet sulmet e Ukrainës në brendësi të Rusisë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbështeti sulmet e Ukrainës në brendësi të Rusisë, pavarësisht shqetësimeve të tij të mëparshme për përshkallëzimin e tensioneve me Moskën.
Gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, Scholz tha se "nëse Ukraina sulmohet, ajo mund të mbrohet" sipas ligjit ndërkombëtar.
Ai shtoi se nuk kishte kundërshtime ligjore ndaj Macron, i cili argumentoi se Perëndimi “duhet të lejojë Kievin të neutralizojë vendet ushtarake… nga ku… sulmohet Ukraina”.
Erdogan: Bota islame duhet të bëhet bashkë kundër Izraelit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje botës islame të marrë një “vendim të përbashkët” për të kundërshtuar Izraelin, duke e quajtur shtetin hebre një kërcënim për “të gjithë njerëzimin”.
"Unë kam disa fjalë për t'i thënë botës islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët?", tha ai.
Ish-shefi i inteligjencës, në krye të qeverisë holandeze
Pasi fitoi zgjedhjet, e djathta në Holandë pritet t’ia japë drejtimin e qeverisë ish-shefit të inteligjencës. Dick Schoof pritet të bëhet kryeministri i vendit dhe do të drejtojë një koalicion të dominuar nga Partia e Lirisë (PVV) e Geert Wilders, e cila fitoi zgjedhjet në nëntor të vitit të kaluar.
Wilders-it i është bashkuar në koalicion partia liberale e qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte, VVD, Kontrata e Re Sociale (NSC) centriste dhe Lëvizja Fermer-Qytetar (BBB).
SHBA: Do vijojmë të furnizojmë BE-në me gaz të lëngshëm
Vendimi i Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të pezulluar miratime për projektet e reja të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nuk do të prekë dërgesat në Evropë. "Kjo nuk ndikon në asnjë nga LNG që eksportohet aktualisht," tha zëvendës sekretari amerikan i Energjisë, David Turk, për Politico.
"Ai gjithashtu nuk ndikon në asnjë nga ndërtimet aktuale që po vazhdojnë për të eksportuar edhe më shumë LNG," shton Turk.
“BE ose ndryshon, ose vdes”
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, kandidon në zgjedhjet europiane për listën e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ish-kryeministri i Italisë në vitit 2014-2016 dhe senator i Firences që prej 2018-s, u shkëput nga Partia Demokratike dy vjet pasi la postin e kryeministrit për të formuar partinë e tij, Italia Viva.