Rusia: Ushtarët francezë, shënjestër legjitime

Postuar në 05 Qershor, 2024 12:00

Pasi SHBA-të kanë autorizuar përdorimin e raketave të saj me rreze të mesme veprimi në territorin aktual të Rusisë, paralajmërimet, për të mos përmendur kërcënimet, po shumohen.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, duke iu referuar mbërritjes së mundshme në Ukrainë të këshilltarëve ushtarakë nga Parisi, tha se të gjithë ata "që trajnojnë ushtrinë e regjimit ukrainas nuk kanë imunitet, qofshin ata francezë apo jo francezë".

Transmetuesi francez TF1 bën të ditur se Emmanuel Macron do të shpallë më 6 qershor, në përvjetorin e D-Day, krijimin e një koalicioni evropian për të dërguar trajnues ushtarakë në Ukrainë.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte shumë i qartë: "Çfarëdo që të klasifikohen, instruktorët përfaqësojnë një objektiv plotësisht legjitim për forcat tona të armatosura".

E njëjta qasje është mbajtur nga Rusia edhe javët e fundit kur u hodh hipoteza (e mbështetur nga ukrainasit) se avionët luftarakë të drejtuar nga pilotët e Kievit mund të niseshin nga bazat e vendosura jashtë territorit të tyre për të shmangur goditjen në tokë nga rusët. Moska e bëri të qartë se çdo instalim, edhe në vendet e NATO-s, do të shihej si një objektiv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.