bota
Franca voton djathtas/ Macron, forcë e tretë
Ashtu siç pritej, ekstremi i djathtë ka siguruar shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë.
Sipas institutit Eleba, partia e Marine Le Pen mund të marrë mes 255 dhe 295 vendeve. Kuorumi është 289 vende. Kjo do të thotë se objektivi mund të tejkalohet ose nuk do të arrihet për një pjesë të vogël të zonave zgjedhore. 35-45 vendet që sondazhi parashikon për republikanët mund të jenë vendimtare.
Spastrim social si pjesë e zbukurimit të Parisit para lojërave olimpike
Ndezja e flakës olimpike për lojërat e radhës ka shënuar nisjen e spastrimit social në Paris. Lojërat Olimpike Paris 2024 nisin zyrtarisht më 26 korrik. Flaka olimpike u ndez më 16 prill në Greqi, kohë kur autoritetet franceze nisën dëbimin e qindra emigrantëve, të cilët të detyruar niseshin drejt pjesëve të tjera të Francës.
"Pakti Bërthamor i Gorbaçov dhe Regan ka vdekur"
Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për rifillimin e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi, i ndaluar me traktatin e nënshkruar dikur nga SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik.
Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, ose INF, i cili ndaloi raketat bërthamore dhe konvencionale me bazë tokësore me rreze veprimi prej 500-5500 kilometrash (310-3410 milje), u konsiderua si një pikë referimi për kontrollin e armëve kur lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, dhe presidenti i SHBA-së Ronald Reagan e nënshkruan atë në 1988.
Interes i papritur për aparatet fotografike, Fujifilm nuk përballon dot kërkesën
Fujifilm, prodhuesi japonez i aparateve fotografikë, po rikthehet sërish te prodhimi i kamerave. Duket paradoksale, por pikërisht ajo që “vrau” aparatin fotografik, e ka rritur sot kërkesën për të.
Në Tik-Tok, kamerat e modelit X100 janë kthyer në sukses dhe kjo ka bërë që kompania ta ketë të vështirë të shuajë etjen që tregu ka krejt papritur për to.
Modeli në fjalë kushton 1 599 dollarë dhe është më i pëlqyeri nga 20-vjeçarët që përdorin rrjetet sociale për pamjen dhe funksionet e nivelit të lartë.
Hungaria i kërkon Ukrainës të njohë Zakarpattian si “tradicionalisht hungareze”
Hungaria i ka kërkuar Ukrainës të njohë si “tradicionalisht hungareze” të gjitha vendbanimet në Zakarpattia. Kërkesa është vetëm një nga 10 të tilla drejtuar Kievit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Zakarpattia Oblast ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sipas regjistrimit të vitit 2001 dhe viteve të mëparshme, përqindja e hungarezëve atje ishte mbi 10%.
Lirohet Julian Assange
Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga burgu i sigurisë maksimale në Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar. Assange rifitoi lirinë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA.
Ai ka kaluar pesë vjet i izoluar në Londër ndërsa kundërshtonte ekstradimin në SHBA, ku akuzohet për marrjen dhe zbulimin e paligjshëm të materialeve të sigurisë kombëtare që hedhin dritë mbi krimet e dyshuara të luftës amerikane.
Arrihet marrëveshja për tre postet kryesore të BE-së
Gjashtë liderët e BE-së që negociojnë postet kryesore të Bllokut kanë rënë dakord që Ursula von der Leyen e Gjermanisë, António Costa i Portugalisë dhe Kaja Kallas e Estonisë do të jenë tre emrat e zgjedhur. Ata do të marrin pozitat më të larta në Komisionin Evropian, Këshillin Evropian dhe shërbimin e politikës së jashtme, sipas pesë zyrtarëve të BE-së, të cilëve u referohet Politico.
Nëse nuk fitoj vetë, Franca shkon në luftë civile
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron luftë civile në rast se fiton ekstremi i djathtë ose ai i majtë në zgjedhjet e parakohshme të këtij muaji.
Macron thotë se të dyja grupimet kanë ndjekur politika përçarëse që nxitin tensione midis komuniteteve.
Ekstremi i djathtë, sipas tij, duke i parë njerëzit sipas fesë ose origjinës, "i shtyn njerëzit drejt luftës civile".
Superbaballarët e Azisë
Një studim i vitit 2003 pati gjetur se ADN-ja e Genghis Khan ishte te 16 milionë njerëz, në atë kohë ende gjallë. Ky numër kaq i lartë pasardhësish gjenetikë të sundimtarit mongol është konsideruar për shumë kohë rekord.
Por ai nuk është i vetmi njeri, aktivitetet riprodhuese të të cilit ende tregojnë një ndikim të rëndësishëm gjenetik shekuj më vonë. Një studim i vitit 2015 i botuar në Gazetën Evropiane të Gjenetikës Njerëzore zbuloi se edhe meshkuj të tjerë përgjatë historisë kanë pasur të tillë impakt gjenetik.
Izraeli nis taksimin e pronës së kishës
Udhëheqësit e kishave të mëdha në Tokën e Shenjtë kanë akuzuar autoritetet izraelite se kanë nisur një "sulm të koordinuar" ndaj pranisë së krishterë, duke nisur procedurat tatimore kundër tyre.