Izraeli nis taksimin e pronës së kishës

Postuar në 24 Qershor, 2024 18:12

Udhëheqësit e kishave të mëdha në Tokën e Shenjtë kanë akuzuar autoritetet izraelite se kanë nisur një "sulm të koordinuar" ndaj pranisë së krishterë, duke nisur procedurat tatimore kundër tyre.

Zyrtarët izraelitë janë përpjekur ta hedhin poshtë mosmarrëveshjen si një çështje rutinë financiare, por kishat thonë se masa lëkund një status quo shekullore dhe reflekton intolerancën në rritje për praninë e vogël të të krishterëve në Tokën e Shenjtë.

Në një letër drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu këtë javë, krerët e besimeve kryesore të krishtera pretenduan se katër komuna izraelite kanë dorëzuar letra paralajmëruese për zyrtarët e kishës duke i paralajmëruar ata për veprime ligjore nëse nuk paguanin taksat.

Ne besojmë se këto përpjekje përfaqësojnë një sulm të koordinuar ndaj pranisë së krishterë në Tokën e Shenjtë”, shkruan krerët e kishave katolike, ortodokse greke dhe ortodokse armene. “Në këtë kohë, kur e gjithë bota, dhe bota e krishterë në veçanti, po ndjek vazhdimisht ngjarjet në Izrael, ne e gjejmë veten edhe një herë duke u përballur me një përpjekje të autoriteteve për të dëbuar praninë e krishterë nga Toka e Shenjtë.”

Të krishterët janë një pakicë e vogël, që përbëjnë më pak se 2% të popullsisë së Izraelit dhe territoreve palestineze. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ka 182 000 të krishterë në Izrael, 50 000 në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem dhe 1 300 në Gaza. Shumica dërrmuese janë palestinezë.

Kishat, të cilët janë pronarë të mëdhenj tokash në Tokën e Shenjtë, thonë se nuk paguajnë taksa mbi pronën, një traditë kjo e vjetër. Ata thonë se fondet e tyre shkojnë për shërbimet nga të cilat përfiton edhe shteti si si shkollat, spitalet dhe shtëpitë për të moshuarit.

Sipas letrës, komunat e Tel Avivit, Ramlës, Nazaretit dhe Jerusalemit në muajt e fundit kanë lëshuar letra paralajmëruese ose kanë nisur veprimet ligjore për borxhet e pretenduara tatimore.

Komuna e Jerusalemit i tha Associated Press se kisha nuk ka paraqitur kërkesat e nevojshme për përjashtime nga taksat gjatë viteve të fundit. Sipas njoftimit të saj, "po zhvillohet një dialog me kishat për të mbledhur borxhet për pronat komerciale që zotërojnë".

Në vitin 2018, të krishterët mbyllën Kishën e Varrit të Shenjtë – e vizituar nga të krishterët si vendi i kryqëzimit dhe ringjalljes së Jezusit – për të protestuar ndaj një lëvizjeje të zyrtarëve izraelitë për të vendosur taksa mbi pronat tregtare në qytetin e shenjtë.

Udhëheqësit e krishterë argumentuan se vendet – si bujtinat e pelegrinëve dhe qendrat e informacionit – shërbenin për qëllime të rëndësishme fetare dhe kulturore dhe se taksimi i tyre do të cenonte respektin ndaj fesë së krishterë në Tokën e Shenjtë. Pas reagimit publik, Netanyahu u tërhoq nga ky plan.

Comments

Submitted by Mark (not verified) on

Pse nuk sillet shteti i Izraelit me kishat katolike dhe ortodokse njesoj si sillet me spitalet. Dmth ti ruaje nga lart me satelit, dhe kur te kaloje aty ndonje palestinez, ca te jete burre a grua, plak a femije ama mysliman, ti hedhe nja 10 bomba nga f35-at e vet e nja 20, 30 rraketa te medha e ta ktheje ne toke buke gjithe rajonin. E pastaj, normalisht si gjithmone, ne kuader te luftes kunder terrorizmit, te vendose kolone izraelite e te thote kjo toke shkruhet ne bibel qe ka qene gjithmone e izraelit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.