Interes i papritur për aparatet fotografike, Fujifilm nuk përballon dot kërkesën

Postuar në 28 Qershor, 2024 19:18

Fujifilm, prodhuesi japonez i aparateve fotografikë, po rikthehet sërish te prodhimi i kamerave. Duket paradoksale, por pikërisht ajo që “vrau” aparatin fotografik, e ka rritur sot kërkesën për të.

Në Tik-Tok, kamerat e modelit X100 janë kthyer në sukses dhe kjo ka bërë që kompania ta ketë të vështirë të shuajë etjen që tregu ka krejt papritur për to.

Modeli në fjalë kushton 1 599 dollarë dhe është më i pëlqyeri nga 20-vjeçarët që përdorin rrjetet sociale për pamjen dhe funksionet e nivelit të lartë.

Modeli X100V ishte aq popullor sa në vitin fiskal që përfundoi në mars, ai ishte kontribuuesi më i madh në fitimin rekord të lartë të kompanisë, me 37% të fitimit operativ.

Kjo e shtyu kompaninë të rriste prodhimin në Kinë. Pavarësisht se prodhimi u dyfishua, ai nuk e mbuloi kërkesën që kishte në treg për aparatet, raporton Reuters.

E themeluar 90 vjet më parë, Fujifilm konkurroi për dekada të tëra me liderin e industrisë së filmit Kodak, për ta lënë pas në 2001. Por triumfi rezultoi jetëshkurtër, pasi industria e filmit u dëmtua dhe kamerat dixhitale u bënë një tipar standard në telefonat celularë.

Për të mbijetuar, Fujifilm përdori ekspertizën e saj në kimikatet e filmit për u zhvendos në aparaturat e kujdesit shëndetësor, një strategji te e cila u orientuan edhe Canon dhe Olympus.

Rikthimi i papritur të interesit për kamera duket se nuk do ta bindë Fujifilm të braktisë planet e tjera. Kompania parashikon që rritja e shitjeve të produkteve të imazhit të ngadalësohet në 2.2% në vitin fiskal 2024 nga 14.5%, ndërsa fitimet operative në këtë segment pritet të ulen me 1.9%, vlerësime që analistët thonë se janë konservatore në rastin më të mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.