Parlamenti zviceran hedh poshtë ndihmën për Ukrainën

Postuar në 03 Qershor, 2024 22:21

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës hodhi poshtë një kontribut prej 5 miliardë frangash zvicerane (5.58 miliardë dollarë) për Ukrainën, të përfshirë në një paketë më të gjerë financiare, me arsyetimin se plani shkel kufizimet e huamarrjes në vendin neutral.

Me 28 vota kundër dhe 15 pro, ligjvënësit votuan kundër paketës prej 15 miliardë frangash, e cila përfshinte gjithashtu 10.1 miliardë franga financime shtesë për forcat e armatosura të vendit.

Rrëzimi i këtij plani ishte parashikuar gjerësisht javët e fundit, pasi u kundërshtua nga e djathta.

Ligjvënësit argumentuan se paketa bie në kundërshtim me të ashtuquajturën dispozitë të "frenimit të borxhit" në Zvicër.

Paketa, të cilën një komision i veçantë parlamentar e kishte mbështetur në prill, u konceptua si një kontribut i jashtëzakonshëm ndaj sigurisë së Zvicrës dhe "paqes në Evropë" për shkak të luftës që po zhvillohej nga Rusia kundër Ukrainës.

Zvicra ka qenë nën presionin e aleatëve perëndimorë për të bërë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, edhe pse ligjvënësit nacionalistë të krahut të djathtë bëjnë presion që vendi të mbetet rreptësisht neutral.

Ndihma për Ukrainën kishte për qëllim të mbështeste rindërtimin dhe riparimin e infrastrukturës së përditshme në vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.