Franca përjashton Rusinë nga eventi përkujtimor i zbarkimit në Normandi

Postuar në 31 Maj, 2024 10:18

Franca nuk e ka ftuar Rusinë në eventin që përkujton zbarkimin e forcave aleate në Normandi, një operacion që do të shënonte kthesën finale të Luftës së Dytë Botërore.

6 qershori shënon 80-vjetorin e Operacionit Overlord, i njohur ndryshe si Dita D, por autoritetet franceze duket se këtë vit do të përjashtojnë nga ky aktivitet përfaqësuesit e Rusisë.

Lajmin e bën të ditur Reuters, duke iu referuar Presidencës Franceze. 

Fillimisht stacioni radio Europe 1, duke cituar burimet e tij, raportoi se Franca synonte t'i bënte një ftesë Rusisë. Megjithatë, deri më tani as ambasada ruse në Francë dhe as Ministria e Jashtme ruse nuk kanë raportuar për marrjen e një ftese.

Ceremonitë solemne që përkujtojnë zbarkimin e aleatëve në Normandi në qershor 1944 do të mbahen në Normandi dhe Brittany më 6-8 qershor. Më e madhja do të mbahet në plazhin Omaha më 6 qershor dhe do të marrin pjesë 25 krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden dhe Mbretin Charles III. I ftuar është edhe lideri ukrainas, Vladimir Zelensky.

6 qershori 1944 shënoi invazionin më të madh amfib në historinë e luftës. Aleatët përdorën mbi 5 000 anije dhe mjete fluturuese për të zbarkuar më shumë se 150 000 trupa në pesë plazhe në Normandi. Zbarkimi shënoi fillimin e një fushate të gjatë dhe të kushtueshme në Evropën veriperëndimore, e cila përfundimisht e bindi komandën e lartë gjermane se disfata ishte e pashmangshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.