"Llafazanëria është punë grash”
Një shprehje e Papa Françeskut, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me priftërinjtë e rinj të Romës, po qarkullon në mediat italiane sot.
Sipas faqes “Silere non possum”, ndërsa u këshillonte priftërinjve rishtarë të shmangin thashethemet në famulli dhe në kongregacione, papa është shprehur se “thashethemi është punë grash”.
Ati i Shenjtë ka shtuar se meshkujt "mbajnë pantallonat, ndaj duhet t’i thonë gjërat hapur”. Një shprehje kjo që e ka përdorur edhe në të shkuarën.
Në një audiencë në fillim të vitit 2023 me një grup klerikësh, Papa i ftoi ata të sillen si burrat dhe "t'i thonë gjërat në fytyrë", duke shmangur llafet pas shpine.
Kjo nuk ishte deklarata e vetme e Papës që bëri bujë në meida. Për herë të parë, në takimin e djeshëm me dyer të mbyllura, duke iu përgjigjur një prifti të ri për situatën e dioqezës së Romës, Ati i Shenjtë pranoi se ka korrupsion.
"Ka probleme korrupsioni, pranoi Papa duke iu referuar Vikariatit. "Ajo që ndodh në dioqezë janë problemet e korrupsionit, dhe po e them hapur. Problemet e korrupsionit. Mundohem me peshkopët ndihmës të gjejmë zgjidhje për këtë, ta zgjidhim. Javën e kaluar mora informacion: kjo është problematike. Duhet të ulemi e të flasim për këtë”, ishin fjalët e Papa Françeskut.
Comments
Megjithëse ky është një ndër
Megjithëse ky është një ndër papët që po përpiqet të revolucionojë konceptet dogmatike katolike ai me këto shprehje tregon se sa thellë kanë zënë rrënjë disa koncepte maskiliste që përcillen akoma sot në diskurin publik si atavizma të së shkuarës.
Add new comment