grate
"Llafazanëria është punë grash”
Një shprehje e Papa Françeskut, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me priftërinjtë e rinj të Romës, po qarkullon në mediat italiane sot.
Sipas faqes “Silere non possum”, ndërsa u këshillonte priftërinjve rishtarë të shmangin thashethemet në famulli dhe në kongregacione, papa është shprehur se “thashethemi është punë grash”.
Më jep një orgazëm!
Imagjinoni një skenë të nxehtë seksi, ku përfshihen një grua dhe një burrë nga seriali ose filmi juaj i preferuar. Ka të ngjarë që të dyja palët të arrijnë në orgazëm. Por kjo nuk pasqyron realitetin.
Në realitet, gjatë raporteve heteroseksuale, femrat përjetojnë shumë më pak orgazma sesa meshkujt. Ky quhet hendeku i orgazmës. Dhe është dokumentuar në literaturën shkencore prej më shumë se 20 vjetësh.
Drejt luftës në Ukrainë edhe ushtaret femra ruse
Kush lufton për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë? Deri më tani, përgjigja ka qenë e qartë: burra. Në mesin e ushtarëve rusë që kanë pushtuar territoret ukrainase kanë vrarë, janë vrarë dhe kanë kryer disa nga krimet më të tmerrshme të luftës që kemi parë në të kaluarën e afërt, mezi gjenden femra.
Gratë kërkojnë përfshirje në Kishën Katolike
Gratë kërkojnë më shumë vend në Kishën Katolike. Një grup përfaqësuesesh të kësaj lëvizjeje janë mbledhur në Romë për të përcjellë kërkesën e tyre. Nga Europa, Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, India apo Afrika e Jugut, ato thonë se i bashkon fakti se janë të përjashtuara nga rolet kryesore në atë që shumë e shohin si një Kishë "patriarkale dhe maço".
Pija që hap derën e mëkatit
Romakët e lashtë e nderonin verën. Pije e arritshme për masat, vera ishte element themelor i jetës së zakonshme dhe pjesë e domosdoshme e ekonomisë dhe tregtisë romake. Përdorej në një sërë praktikash: si ilaç në trajtimet mjekësore, si përbërës i zakonshëm në gatim dhe në ceremonitë fetare. Pavarësisht vendit që kishte në jetën e përditshme të romakëve, burimet antike dëshmojnë vazhdimisht se ishte pije problematike kur konsumohej nga gratë. Roma e lashtë ishte një shoqëri patriarkale në të cilën gratë perceptoheshin si objekte që u përkisnin burrave.
Gratë e Pikasos dhe njollat e Me Too mbi artin e tij
Kishte dy gra dhe dashnore pa fund -- me një tendencë për t'i braktisur gratë kur ato sëmureshin, një oreks të pangopur për prostitutat dhe disa diferenca moshe që ngrinin jo pak vetulla (gruaja e tij e dytë ishte 27 vjeç kur u martua me të ndërsa ai ishte 79 vjeçe).
Disa nga thëniet që i atribuohen atij ndoshta do të digjnin sot severat e Tuiterit ("Për mua ekzistojnë vetëm dy lloje grash: perëndesha dhe rrogoza ku mund të fshish këmbët").
Pornografia si mjet për të ndryshuar narrativat mbi gjininë dhe seksin
Kur ua prezantova filmin tim të parë artistik, The Good Girl, kompanive të prodhimit dhe u tregova për vizionin tim të pornografisë alternative në të cilën kënaqësia e grave vlen po aq sa ajo e burrave, producentët meshkuj qeshën me mua. Ata thanë se gratë nuk janë të interesuara të blejnë asgjë që ka të bëjë me seksin; literalisht më thanë: "i paguajmë gratë për të bërë pornografi, nuk bëjmë pornografi për to.
Gratë franceze kërkojnë dekriminalizmin seksual të politikës
Katër vjet pasi hapi një debat të madh në botën e kinemasë hollivudiane, lëvizja #MeToo po përparon në Francë. Ishin fillimisht denoncimet e disa gazetareve, të cilat ngritën problemin e ngacimimit seksual në vendin e punës, por tashmë një lëvizje e tillë ka nisur edhe në politikë.
Në një artikull të botuar të hënën në të përditshmen franceze Le Monde, rreth 300 gra të njohura u bënë thirrje partive politike të majta që të "largojnë autorët e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore", duke shtuar se shumë zyrtarë të zgjedhur dhe kandidatë janë të akuzuar.
Pse Covid-19 vret më shumë burra se gra?
Që prej fillimit të pandemisë u vu re se rastet që përfundonin në fatalitet ishin më shumë meshkuj se femra. Sipas statistikave në Itali, një nga vendet me numrin më të madh të viktimave gjatë valës së parë, 57% e viktimave të Covid-19 janë meshkuj.
Norvegji/ Më shumë gra në bordet drejtuese të kompanive
Fondi norvegjez i pasurisë sovrane prej 1.3 trilion dollarë, më i madhi në botë, u kërkon kompanive në të cilat investon globalisht, të rrisin numrin e femrave në bordet drejtuese. Sugjerimi për këto kompani është që 30% e drejtuesve të jenë femra, bënë të ditur zyrtarët e lartë të fondit për Reuters.