Kreu i Autoritetit Palestinez konfirmon vizitën zyrtare në Turqi

Postuar në 30 Korrik, 2024 16:10

Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të vizitojë Turqinë. Lajmi u bë i ditur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan.

Zëdhënësi i AKP-së, Ömer Çelik, tha gjatë një konference për shtyp se Abbas nuk ka përcaktuar datë për shkak të problemeve shëndetësore.

Deklarata erdhi pasi presidenti turk, Rexhep Tajip, u shpreh se priste ndjesën e Abass pasi ai refuzoi një ftesë për të vizituar Turqinë.

"Disa parti politike në vendin tim thonë se "qeveria duhet të ftojë presidentin palestinez në Turqi dhe ta bëjë atë të flasë në Parlament". Kush po ju thotë që ne nuk e bëmë?", tha Erdogan gjatë një aktiviteti më 27 korrik.

Vërejtjet e Erdoganit pasuan fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin e SHBA.

Mediat turke i referohen edhe ambasadorit palestinez në Ankara, Faed Mustafa, i cili ka konfirmuar se Abbas po planifikon një vizitë zyrtare në Turqi. Plani parashikon një takim me presidentin Erdogan dhe një fjalim në Parlamentin turk.

Për agjencinë palestineze të lajmeve WAFA, Mustafa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Ankarasë për të drejtat palestineze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.