GJND: Izraeli duhet të tërhiqet nga territoret palestineze

Postuar në 21 Korrik, 2024 15:02

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka konfirmuar ligjërisht se Izraeli po zbaton politikat e okupimit dhe shtypjes kundër palestinezëve.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme turke.

"Izraeli duhet t’i japë fund pranisë së tij në territoret palestineze sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kompensojë dëmin që ka shkaktuar", citon ministria opinionin këshillues të GJND-së.

"Komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të miratojë një qëndrim të vendosur dhe të fortë për t'u dhënë fund praktikave të paligjshme të Izraelit," thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.

Në fund të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme ka miratuar një rezolutë që i kërkonte GJND-ja të jepte një opinion këshillues mbi pasojat ligjore që lindin nga pushtimi izraelit i territoreve palestineze që nga viti 1967, si ndikojnë politikat dhe praktikat e Izraelit në statusi juridik i pushtimit, dhe cilat janë pasojat juridike që lindin për të gjitha shtetet dhe OKB-në nga ky status.

Comments

Submitted by Mirjan (not verified) on

Nuk besoj se vihet ne dyshim vertetesia e lajmit nga fakti qe perdoret nje ministri turke si burim. Ne gjykate ka gazetare nga cdo agjenci ne bote, dhe gjykata ka zyre shtypi vete gjithashtu.
Gjykata Nderkombetare e Drejtesise sapo vulosi pretendimin 50 vjecar palestinez. "Pushtimi izraelit ne territoret palestineze eshte ilegal"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.