Putin: Raketat me rreze të gjatë, vija e kuqe në konfliktin Rusi-Ukrainë
Presidenti Putin i dërgoi një paralajmërim të qartë Perëndimit lidhur me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Përdorimi i këtyre të fundit nga Ukraina, e cila nuk e ka një teknologji të tillë ushtarake, do të konsiderohet nga Rusia si "pjesëmarrje e drejtpërdrejtë" e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë.
Ushtria ukrainase nuk është në gjendje të kryejë goditje me sisteme moderne me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor. Ajo nuk mund ta bëjë këtë. Kjo është e mundur vetëm duke përdorur të dhënat e inteligjencës nga satelitët, të cilat Ukraina nuk i ka, këto janë të dhëna vetëm nga satelitët e Bashkimit Evropian ose të Shteteve të Bashkuara - në përgjithësi, nga satelitët e NATO-s. Kjo është e para.
E dyta dhe shumë e rëndësishme, ndoshta kryesore, është se detyrat e fluturimit në këto sisteme raketore, në fakt, mund të kryhen vetëm nga personeli ushtarak i vendeve të NATO-s. Personeli ushtarak ukrainas nuk mund ta bëjë këtë.
Putin u shpreh sot se lejimi i Ukrainës të kryejë goditje ndaj Rusisë me këto armë të prodhuara në Perëndim implikon drejtpërdrejt vendet e NATO-s në konflikt ushtarak.
Nëse ky vendim do të merret, nuk nuk do të thotë asgjë tjetër, veçse pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s, Shteteve të Bashkuara, vendeve evropiane në luftën në Ukrainë. Kjo është pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë, dhe kjo sigurisht ndryshon në mënyrë të ndjeshme vetë thelbin, vetë natyrën e konfliktit.
Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane luftojnë kundër Rusisë. Nëse është kështu, duke marrë parasysh ndryshimin e vetë thelbit të këtij konflikti, ne do të marrim vendimet e duhura, nisur nga ato kërcënime që do të krijohen për ne.
Add new comment