Gjobë 168 milionë £ tre kompanive në Britani, derdhën ujërat e zeza në det
Tre kompani të trajtimit të ujërave në Britani do të gjobiten me 168 milionë paund për shkarkimin e ujërave të zeza në lumenj dhe dete.
Thames, Yorkshire dhe Northumbrian Water janë gjetur në shkelje të rënda pas hetimit më të madh të rregullatorit të industrisë së ujit, Ofwat.
Gjoba ndahet në: 104 milion £ për Thames, 47 milion £ për Yorkshire dhe 17 milion £ për Northumbrian, raporton The Guardian.
Hetimi konkludoi se ato nuk kanë menaxhuar siç duhet rrjetet e tyre të trajtimit të ujërave të zeza, duke përfshirë rastet e përmbytjeve gjatë stuhive. Sipas hetimit, tre kompanit në fjalë kanë qenë "të ngadalta për të kuptuar shtrirjen e detyrimeve të tyre në lidhje me kufizimin e ndotjes nga vërshimet e stuhive dhe nuk arritën të siguroheshin që kishin informacionin, proceset dhe mbikëqyrjen e nevojshme".
Gati 70% e impianteve të trajtimit të Thames kishin probleme operative, tha Ofwat, dhe 16% e vërshimeve në rast stuhish funksiononin në kundërshtim me lejet e tyre dhe për këtë arsye në mënyrë të paligjshme.
Gjoba më e madhe, ajo e Thames prej 104 milionë paund, përbën një borxh të shtuar mbi 15.2 miliardë të tilla që ka deri tani.
Kompania më e madhe e ujit në Mbretërinë e Bashkuar ka ka 16 milionë klientë në Londër dhe Luginën e Tamizit.
Ajo ka deklaruar se ka mjaftueshëm burime financiare deri në vitin 2025.. Nëse nuk arrin të sigurojë investime të reja, ajo pritet t’i kalojë nën administrim shtetit.
Add new comment