Shpipëri Hesapi

Pazar i mbyllur/Prefekturën Vlorë, Greqisë. Bashkinë Himarë, Heroit të Punës Socialiste

Postuar në 03 Gusht, 2024 00:37

Pazari për Himarën është mbyllur. Vangjel Pavetullori e ka në tavë fitoren e 4 gushtit. Me bekimin e Athinës. 
Ka disa gjeste që e ilustrojnë miratimin e Athinës për një dalje të butë nga ngatërresa e Himarës. 
Së pari nuk ka asnjë angazhim për zgjedhjet nga Greqia krahasuar me atë që u pa me Belerin. 
Së dyti kandidati i opozitës, Gjikuria, nuk përfaqëson një zgjedhje të terrenit, por më tepër është një akt i autenticitetit politik për zonën. 

Thirrje hipotekarëve të Vlorës dhe investitorëve strategjikë: Jepjani tapinë e Vunoit Qirje Edit!

Postuar në 02 Gusht, 2024 14:54

Ka nja dy ditë që PD-ja e Penxheres akuzon kryeministrin se ka marrë nja 22 ha tokë në Vuno duke bërë ca ndërhyrje ligjore për të përshpejtuar apo përfituar pronën. Penxherja nuk ka thënë deri më tani nëse z. Rama i ka tjetëruar këto prona, apo i ka trashëgim dhe thjesht ka ecur përpara shpejt për t’i marrë se helbete i la 60 e i duhen ca saraje andej nga Bregu.

Deputeti i PS-së: Nuk ka pse ta dimë ne çfarë ndryshimesh do bëjë kryeministri!

Postuar në 29 Korrik, 2024 16:11

Një ditë pas filmit partiak të Edi Ramës në Tiranë, kanë nisur komentet dhe analizat. Lexoni çfarë thotë deputeti socialist Lavdrim Kashi, ardhur nga diaspora:

SHTETI: Numri 1, Bajrami(të kesh dy); numri 2, Elisa; numri 3, Edi, më pas çunat e Ekuador-Dubait

Postuar në 28 Korrik, 2024 15:09

Numri një i shtetit Bajram Begaj. President i Republikës.

Numri dy i shtetit, Elisa Spiropali. Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Numri tre i shtetit, Edi Rama. Kryeministër i Shqipërisë.

Në vijim vazhdojnë çunat e Ekuadorit dhe të Dubait.

Nuk është për të qeshur. Apo mos ka të drejtë zonja Balluku që thoshte se “ne jemi shokët e Edi Ramës”?

Mbase është edhe kështu!  

s.zaimi

Politika: 30% e listave të deputetëve e mbyllur. Media e bën 70% që të nxjerrin Berishën tradhtar

Postuar në 24 Korrik, 2024 22:00

Sali Berisha i gjunjëzohet Damian Gjiknurit për listat e mbyllura.

Kështu shkruan sot Mero Baze, një lloj murgu që predikon çdo ditë se si e pëson Berisha përherë e nga kushdo. 

Një jetë intelektuale dhe publicistike e shpenzuar me një temë të informacionit politik: Saliu më i ligu!

Dëshmi e vjetër e luftës turistike ndaj Shqipërisë(video)

Postuar në 23 Korrik, 2024 18:34

Një kronkë e vitit 2000 e Tv KLan. Halë në sy na kanë patur përjetësisht!

Ajka

Postuar në 23 Korrik, 2024 15:46

Ka një farë kohe që njerëzit kryesorë të biznesit në Shqipëri, kanë dëshirë të dalin e të flasin apo shfaqen në media.

Me njerëz të biznesit mos të kuptojmë vetëm ata që zyrtarisht kanë të regjistruar biznese. Jo. Biznesmen është edhe një ministër, edhe një drejtues emisioni televiziv, edhe një drejtor tjetër, apo ndonjë guvernator banke.

Janë biznesmenë sepse në fakt pushtetin e tyre e kanë të ndërtuar mbi pasuri që nuk korrespondojnë me të ardhurat zyrtare,

Kë të votojnë himarjotët: Petron apo Vangjelin?

Postuar në 20 Korrik, 2024 12:57

Vangjel Tavo është kandidat i PS-së për zgjedhjet në Himarë më 4 gusht. Partia Socialaiste ka shpallur se ajo Lufton kundër helenizimit në këtë sektor. Dhe ka zgjedhur një dropullit kozmpolit ta bëjë këtë.

Petro Gjikuria është kandidati i opozitës. Nga një familje e Bregut, pjesëmarrës në federatën Panepirote, një himarjot me rrënjë dhe sjellje politike tipike e zonës. Asgjë për të fshehur. Petro Gjikuria Lufton që në HImarë të mbeten edhe ca himarjotë që nuk duan të dëgjojnë Noizin.

Vangjel-Rama e kanë bërë Fjalë: Me Belerin për Himarë

Postuar në 19 Korrik, 2024 14:02

Ka dalë sot me një status dygjuhësh në faqen e vet në Facebook, Vangje Tavo. Kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 4 gushtit.

Kryeministri vendos të deklarojë se çmimet në zonat turistike janë rritur. Ndaj edhe ato janë rritur

Postuar në 17 Korrik, 2024 15:14

Qeveria nuk vendos çmimet dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve as të restoranteve dhe nuk i kontrollojnë. Por ama në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olt, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, mbase në kushtet e kapitalizmit nuk e perceptojnë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet komunikohet dhe të flitet që rrija e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto të lartë vitin tjetër.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi