Deputeti i PS-së: Nuk ka pse ta dimë ne çfarë ndryshimesh do bëjë kryeministri!

Postuar në 29 Korrik, 2024 16:11

Një ditë pas filmit partiak të Edi Ramës në Tiranë, kanë nisur komentet dhe analizat. Lexoni çfarë thotë deputeti socialist Lavdrim Kashi, ardhur nga diaspora:

Mënyra e qeverisjes në një demokraci është që ekipin e përshtatshëm për të realizuar programin dhe vizionin politik, e ka kryeministri. Nuk ka arsye pse ta dinim paraprakisht anëtarët e PS një informacion të tillë. Kongresi kishte shumë arsye të tjera se përse u mbajt, nuk ishte vetëm njoftimi i ndryshimeve në qeveri. Energjia që ka PS sot është edhe më e madhe se në 2021, ndaj mendoj se do të fitojmë një mandat të katërt. Duhet të luftohet edhe për votën e fundit, e kemi mundësinë. E rëndësishme është të mos biem në vetëkënaqësi

Ky zotëri ndoshta ka harruar që partia është organizëm vullnetar dhe nuk hyn kush aty për t’u vënë në radhë përpara një njeriu. Qeverisja është akt dhe proces publik dhe për publikun, jo çështje personale e dikujt. Deputet ky? I zgjedhur i popullit!

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Tragjikja është se ky vjen nga diaspora dhe nja dy koncepte demokracie të brendshme partiake duhej ti kishte në kokën. Me sa duket shpresa e ndonjë kocke i ka errësuar gjykimin dhe i ka ulur dinjitetin shumëkujt që ka pranuar këtë degjenerim nga udhëheqësi i cili është i vetmi që mendon, vepron e vendos për të gjithë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.