Rindërtimi i Carnian Pluvial Episode - 1 milionë vjet shi që sollën dominimin e dinosaurëve

Postuar në 14 Nëntor, 2024 23:55

Një grup shkencëtarësh nga universiteti i Wuhanit dhe Bristol kanë arritur të rindërtojnë atë që njihet në paleontolgji si Carnian Pluvial Episode.

Ngjarja që përcaktoi zhdukjen e katërt masive datohet diku te 233 milionë vjet më parë dhe u vu në lëvizje nga një shkëndijë kolosale vullkanike që mendohet se kishte epiqendër Provincën e Wrangellias, sot rajoni mes Alaskës dhe British Columbia.

Hipoteza postulohet në vitet ’70 të shekullit të kaluar kur gjeologët Shclager dhe Schollnberger zbuluan në alpet austriake një shtresë shkëmbi gri të zezë.

Kjo shtresë u klasifikua si dëshmi se gjatë periudhës së fundit të Triasikut, superkontinenti Pangea, kryesisht i thatë dhe ku shiu zakonisht ndodhte në brigjet e të vetmit oqean global, Panthalassa, kishte etapa me lagështi mes etapave të thatësirës së përhershme.

Episodi i shirave është quajtur si Carnian Pluvial dhe mendohet se konsiston në një periudhë shiu 1 milionë vjetësh të njëpasnjëshëm.

Shkencëtarët mendojnë se ishte shpërthimi vullkanik që e provokoi atë, me çlirimin në atmosferë të një sasie të jashtëzakonshme dioksidi karboni.

Emetimi i gazrave ishte në vëllim të jashtëzakonshëm saqë çoi në ngrohje globale me 5-7 gradë Fahrenheit, duke nxitur avullim masiv uji dhe për rrjedhojë shira globalë.

Shkencëtarët flasin për një “kaos klimaterik” që çoi në humbjen e biodiversitetit dhe si rrjedhim logjik solli aktivizimin e mekanizmit të zhdukjes masive.

Episodi në fjalë krijoi kushtet për dominimin e Tokës nga dinosaurët që ishin shfaqur 20 milionë vjet më parë, por pa qenë në krye të zinxhirit ushqimor të planetit.

Ishte thatësira e menjëhershme që pasoi që u dha shansin dinosaurëve

është shprehur Mike Bentoni nga universiteti i Bristolit.

Në këtë hapësirë u shumëfishuan reptilët dhe edhe gjitarët e hershëm lidhur kjo me zgjerimin e pyjeve halorë.

Episodi provokoi krijimet koralore në oqean dhe lindjen e planktoneve, kiminë oqeanore dhe ciklin  e dioksidit të karbonit. Nis jeta detare siç e njohim sot.

Rindërtimi në fjalë mbi bazë të dhënash empirike konfirmon në një seri të re forcën shndërruese të klimës mbi jetën në planet duke sugjeruar se temoeratura është një agjend katastrofash që shfaqet si konstante në episodet e zhdukjeve në masë. Kjo sepse temperatura është ekuilibri.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po-po, ashtu eshte! Ja dhe Bibla e re po shkruhet nderkohe! Me fakte shkencore!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.