Politika: 30% e listave të deputetëve e mbyllur. Media e bën 70% që të nxjerrin Berishën tradhtar
Sali Berisha i gjunjëzohet Damian Gjiknurit për listat e mbyllura.
Kështu shkruan sot Mero Baze, një lloj murgu që predikon çdo ditë se si e pëson Berisha përherë e nga kushdo.
Një jetë intelektuale dhe publicistike e shpenzuar me një temë të informacionit politik: Saliu më i ligu!
Sipas asaj që raportohet dy partitë kryesore kanë rënë dakord që 70% e listave të deputetëve të jenë të hapura dhe 30% të mbyllura me përparësi shpërndarjeje mandatesh për këtë të fundit.
Nuk ka kush dyshime për qëllimet e Berishës, por Rama si kaq i sigurtë që është pse nuk inicion hapjen 100% të listave?
Nëse themi që opozita pranoi 30% të listave të mbyllura quhet gjunjëzim para Damianit?!(T’i gjunjëzohesh Damianit se Edi Rama qëndron shumë lart!! )
Jo. Quhet Pazar. Si shkuam te 70%? Shumë kollaj: e themi dhe ja. Kaq.
Add new comment