Kryeministri vendos të deklarojë se çmimet në zonat turistike janë rritur. Ndaj edhe ato janë rritur
Qeveria nuk vendos çmimet dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve as të restoranteve dhe nuk i kontrollojnë. Por ama në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olt, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, mbase në kushtet e kapitalizmit nuk e perceptojnë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet komunikohet dhe të flitet që rrija e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë bota këtë sport. E kanë bërë dhe kanë marrë mësime të hidhura, por vonë. E rëndësishme të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme
Kështu është shprehur sot në një takim me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama. I cili në të njëjtin takim ka hedhur poshtë lajmet se ka rënie të numrit të vizitorëve.
Që ta sqarojmë: jemi dakord që çmimet janë rritur. Madje në mënyrë absurde. Këtë e tha kryeministri. Jemi në negocime për të gjetur një numër konsensual të atyre që vizitojnë vendin për turizëm, pa rënë në grackën e lojës së shërbimeve të huaja. Por një hap u hodh ama. Hajde se nuk je aq tekayt sa dukesh z. Rama edhe pse dilema nëse ti i njeh paratë shqiptare dhe prerjet e tyre, është e fortë.
Comments
Une nje gje nuk po kuptoj;
Une nje gje nuk po kuptoj; Nese vendi eshte plot me turiste edhe sivjet, perse gjithe ky shqetesim e angazhim shteteror per "propaganden" antiturizem te armikut te brendshem e te jashtem?!!
Add new comment