Pazar i mbyllur/Prefekturën Vlorë, Greqisë. Bashkinë Himarë, Heroit të Punës Socialiste
Pazari për Himarën është mbyllur. Vangjel Pavetullori e ka në tavë fitoren e 4 gushtit. Me bekimin e Athinës.
Ka disa gjeste që e ilustrojnë miratimin e Athinës për një dalje të butë nga ngatërresa e Himarës.
Së pari nuk ka asnjë angazhim për zgjedhjet nga Greqia krahasuar me atë që u pa me Belerin.
Së dyti kandidati i opozitës, Gjikuria, nuk përfaqëson një zgjedhje të terrenit, por më tepër është një akt i autenticitetit politik për zonën.
Së treti të gjithë deklarojnë se do bashkëpunojnë me Edi Ramën. Edhe Gjikuria, i cili pati një ofertë për nënkryetar bashkie nga Vangjel Tavo. Ky i fundit shpërndante sot një mesazh bashkimi me të gjithë himarjotët.
Vangjel Tavo është grek. Një garanci dhe cedim simbolik ky për Athinën.
Beleri u zgjodh dhe u betua në PE.
Kristaq Kiço i MEGA u zgjodh Prefekt o Vlorës, si garanci se do mbrojë trojet etnike himarjote nga artanalamizimi i Kadastrës.
Jorgo Goro shkoi në burg pa pasaportë greke.
Pirro Vëngu u zgjodh ministër Mbrojtjeje.
Dhe Edi Rama sot deklaronte se të gjitha këto – nënkuptuar – u bënë për:
Punën që do të nisim nga java e ardhshme që ta çojmë Himarën e rilindur në një nivel të ri
Po çfarë e pengoi ta çonte deri më tani? Ja pra Athina është aksionere në Breg, me firmë e administratë, Beleri vigjëlon nga PE, ky mund të thotë se Fasadën e ruajti prapë. Fiksim i vjetër edhe pse poturet mbushur me purthë.
s.zaimi
Comments
Po mire more zoteri, jur ketu
Po mire more zoteri, jur ketu jane perqendruar 700 pushtete ne nje fije, vertete menduat se mund te dale nje kryetar i nje bashkie te nivelit trete, qe mund tia prishe terezine padishahut? Apo menduat se nje kryeminister i huaj ka aq pushtet sa te merret me ket pune?
Futet ne thes kryeministri huaj, sic u fut. futet ne burg ai fituesi qe s'duhet, sic u fut. dhe zgjidhet njeriu duhur per punen e duhur.
Te gjithe ata qe mendojne ndryshe, as me pak e as me shume, vetem fantazojne.
Dy te fituar ka kjo pune.
Padishahu qe ben ate qe deshi qe nga fillimi, dhe Brukseli qe ka ne salle nje njeri me denim te kryer si hajdut dhe denim te pa kryer nga shteti qe e akuzoi por edhe e beri eurodeputet.
Nuk ka Padishah jo. Padishahu
Nuk ka Padishah jo. Padishahu eshte ne mendjen tone se ashtu e shohim edhe pushtetin brenda ne familje. Padishahu ka nisur te behet i tille se askush nuk eshte para. Se e kemi pare sesi djersin sapo i del nje problem real perpara.
Nuk ka padishah vetem hajdut. Duhet edhe te besh ca gjera te tjera qe te quhesh realisht ashtu.
Add new comment