Gjykata Kushtetuese rikonfirmon sekuestron mbi bazën detare të Sarandës

Postuar në 12 Nëntor, 2024 15:14

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen së sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shqoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, Baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.

Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por togat e zeza e lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare.

Ky është një njoftim që bëhet me dije nga burime mediatike dhe me gjasë përmbyll një konflikt për të cilin u investua personalisht edhe kryeministri Edi Rama, kur kërcënoi tërthorazi me arbitrazh në emër të disda biznesmenëve që spas tij nuk e kanë bërë një gjë të tillë në shenjë dashamirësie ndaj vendit.

Biznesmenët janë Kastrati dhe Dulaku, të përfolur për ccdo gjë që ka të bëjë me investimet kryesore në vend në mandatin e Edi Ramës.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.