Rusia drejt daljes nga izolimi. Lavrov merr pjesë në samitin e G20

Postuar në 18 Nëntor, 2024 16:00

Pas telefonatës Scholz-Putin dhe sinjaleve nga Donald Trump, Rusia e Vladimir Putin ka hedhur edhe një hap tjetër drejt thyerjes së izolimit perëndimor.

Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, do të jetë pjesë e Samitit të G20 që mbahet në Brazil, ku është pritur nga presidenti Luiz Inacio da Silva. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Lavrov do të mbajë një fjalë në samit ku do të flasë për pabarazinë, urinë dhe varfërinë si dhe nevojën për reformimin e institucioneve ndërkombëtare.

Vizita përfaqëson një ndryshim me rëndësi në skenën ndërombëtare dhe ajo paralajmëron afrimin e negociatave diplomatike për zgjidhjen e krizës ukrainase.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.