Vangjel-Rama e kanë bërë Fjalë: Me Belerin për Himarë

Postuar në 19 Korrik, 2024 14:02

Ka dalë sot me një status dygjuhësh në faqen e vet në Facebook, Vangje Tavo. Kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 4 gushtit. Një status i gjatë elektoral dhe personal, përmes të cilit Tavo zotohet ndër të tjera se “nga e hëna e 5 gushtit ne do përveshim mëngët dhe do nisim punën”, “se dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë banorët e do të pranoj në zyrën time çdo eurodeputet që ka gatishmërië dhe synimin të mbështesë proceset e anëtarësimit të vendit tonë, por edhe për të siguruar burime të vlefshme evropiane për Himarën”.

Edhe më qartë akoma:

Unë besoj te bashkëpunimi si çelësi i suksesit. Angazhohem se bashkëpunimi gjithëpërfshirës, me Eurodeputetin Fredi Beleri, si edhe me këdo institucion apo person tjetër është një domosdoshmëri në favor e në të mirë të Himarës, të Grekëve të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve normale midis Greqisë dhe Shqipërisë

Më tej Vangjeli e nget fjalën për Vangjelin me vetulla:

Nuk ka më vend për ata që tundin gishtin dhe bëjnë leksione politike, teksa bëjnë karrierë duke u mbështetur në strategji personale dhe duke korrur fitime private, për ata që përçanë Minoritetin dhe në vend që t’i shërbejnë komunitetit i shërbejnë klaneve të tyre të ngushta dhe miqve të paktë!

Shkurt Vangjel Tavo e ka bërë fjalë me veten: jeta e tij këtej e tutje i dedikohet Himarës. Mbaroi kjo punë. Aq më tepër kur lexon se z. Tavo, në cilësinë e zëdhënësit të Edi Ramës deklaron me të madhe:

Himara është e himarjotëve!

Bajat deri në fund si socialist tipik. Kush i ha këto o derëziu ti?! Po kush të këshillon që publikon këto statuse o lumëmadh? Ti je aty me të njëjtën detyrë që kishte ai veremliu që iku, Gorua:

Himara vetëm e himarjotëve mos të jetë!

Edhe sikur të besonim për një moment se Tavos i ka rënë dielli i Kudhësit në kokë, e ka nisur të besojë këto që thotë, po Edi Rama, për çfarë të vuri? Për të prrallisur nga këto? Që ata fshatarët që kanë dy pashaporta të jenë pronarët e Bregut? Dhe tjetra, por që për limfën morale të një socialisti pa ngjyrë nuk ka shumë problem:

Si u bashkëpunoka me një eurodeputet të cilin gjykata shqiptare e ka shpallur fajtor për blerje votash? Që i vodhi votat Jorgo Goros, mizerja e grekut! E na e degdisi Jorgo djersën në burg!

Si u bashkëpunoka kështu me dikë që u bë epitoma e helenizimit të Himarës, vjedhjes së zgjedhjeve, krizës me Greqinë e kështu me radhë?

O Vangjel skuqesh ti ndonjëherë? Zverdhesh? Po pse duhet, ti ke teserën dhe besimin e Partisë sonë të dashur që njeh vetëm dy kolorite: Shërbim dhe bindje! Hajde suksese! Vetëm Përpara!

s.zaimi

Comments

Submitted by X (not verified) on

Me keto qe ka thene Vangjel Tavo , votuesit socialiste do fillojne te kene respekt per eurodeputetin Fredi Belerin! Bleresi i votave , i dyshuari i masakres se Peshkepise, personi qe donte te greqizonte Himaren papritur u be figure pozitive! Te pakten te thone edhe ndonje fjale te mire edhe per Saliun sepse ai e beri Belerin te famshem duke e bere kandidat te forces se tij politike ne zgjedhjet per bashkine e Himares!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.