Shpipëri Hesapi
Burg për mandarinat me pesticide?! Po kush do punojë këtu?! Drejtori i AKU-së duhet thirrur në seancë dëgjimore
Sot u raportua për një lajm që në media quhet skandal. Cili është skandali? Skandali është se 10 tonët me mandarina që disa muaj më parë i ktheu Kroacia se rezultonin me ngarkesë më të lartë pesticidesh, janë hedhur në tregun shqiptar. Dhe se Autoriteti Kombëtar I Ushqimit gënjente. Që gënjenjte e raportojnë mediat pranë qeverisë.
Po ky! "Më ka shkruar avokati i Thoma Gëllçit"!!! Pse nuk i shkroi Thomai vetë, ose Lutfi Dervishi?!
Kryeministri njoftonte sot se i ka shkruar avokati i Thoma Gëllçit:
Nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë, kur pavarësia kthehet në carta bianca për të shkelur të drejtat e njeriut. Më ka shkuar publikisht një tjetër person, avokati i Thoma Gëllçit. Gjykata e Strasburgut tha se arrestimi i Thima Gëllçit ishte i pavlefshëm
citohet z. Rama.
GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas të cilit në seancën e dhënies së masës së sigurisë, prokurori Olsi Dado i është drejtuar të pandehurit me termin “ndyrësirë”.
Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!
Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta "Tema". Cila është thirrja? Që tē gjithē zyrtarët të publikojnë dëftesat e notave sepse ky Zotua na qenka çmeritur nga lista e notave të prokurorit Olsi Dado.
Llumi llap përditë nga burgu
Të dashur miq, më lejoni ta vijoj çmontimin e dosjes farsë edhe këtë të dielë.
Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.
Si mitingu i Xhelil Gjonit më 13 korrik 1990
Më 13 korrik 1990 në sheshin "Skënderbej" u zhvillua një miting i organizuar nga Partia e Punës së asaj kohe, në përgjigje ndaj atyre që kishin hyrë në ambasada. Sot ky miting u përsërit në të njëjtin vend, me tjetër synim: mbrojtje ndaj një të pandehuri të drejtësisë dhe kërcënim ndaj drejtësisë që po shndërrohet në armikun e brendshëm të partisë në pushtet. Pas Xhelil Gjonit kemi Edi Ramën që thur vargje suksesit të partisë, me dallimin se Xhelil Gjonit i shkonte ajo punë.
Ideja e radhës, të krijohet SPAK-2. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në gjumë
Ka rënë Erion Veliaj në burg dhe bufët e kënetës janë zgjuar e shtuar. Po thonë se besueshmëria e SPAK ka rënë. Këta bufër, përfshirë ndonjë ish-ministër Drejtësie që e ka atë detyrë sa për CV, nuk e ngtitën zërin kur miratohej reforma në drejtësi. Dispozitat e.reja, gabimet etj. Jo, e përdorën atë si shpatë. Sot që u ka ardhur uji në bythën e vet, ngrenë zërin.
Shpërbërja e Superman/Flet për djalin jetim dhe radhë për ushqime!!!
Ka reaguar prapë i burgosuri Erion Veliaj. Kësaj radhe ka luajtur me kartën e djalit jetim, sepse meqenëse ky është në burg, djali mbetet jetim me vendim gjykate. Pra me vendim gjykate nuk qëndron ky në burg sepse ka prova dhe akuzohet si hajdut e një derr hajduti, por se djali i tij mbetet jetim.
Shteti Bektashi do na forcojë identitetin kombëtar!?
Ka dalë me një shkrim të vetin për idenë e shtetit bektashi, historian Marenglen Kasmi. Për ta thënë menjëherë: z. Kasmi është pro idesë së shtetit bektashi. Nëse nuk do të ishte pro, nuk do shkruante fare, pasi siç e dimë, ata që janë kundër, ulin kokën dhe kthejnë sytë nga ana tjetër. Megjithatë pa hyrë në motivet e këtij shkrimi, ia vlen sadopak të shohim "argumentet" pro idesë së shtetit të ri të Baba Mondit.
Themi Neveria, nënkuptojmë Qeveria!
Shkruan gazeta online "Tema":
Në Elbasan nuk ka ndodhur asnjë vrasje përgjatë vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili mori pjesë në analizën vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë.
Sipas tij, ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989