Politikë

Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza

Postuar në 13 Prill, 2017 20:56

Prokuroria kërkon në gjykatë sekuestrimin e pasurisë së deputetit të PS Alfred Peza. Kërkesa është dorëzuar në gjykatën e krimeve të rënda nga njësia Task Forcë e këtij institucioni.Gjykata ende nuk ka vendosur në lidhje me kërkesën e prokurorisë, e cila sipas burimeve të organit të akuzës, shtrin efekt mbi shumën prej 1.1 miliard lekësh apo 1 milion dollarë që shtetasja Mirela Ndini, bashkëshortja e deputetit, ka përdorur për blerjen e një përqindje të aksioneve në një biznes privat, shkruan Panorama.

Kryeministri: Gati të ulemi me PD-në në kuadër të nismës së Presidentit

Postuar në 13 Prill, 2017 15:07

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar sot se kërkesat e opozitës mund të diskutohen në një tryezë që është thirrur nga Presidenti i Republikës.

Reagim i fortë i BE për situatën në Shqipëri, fshikullohet opozita

Postuar në 12 Prill, 2017 19:44

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn kanë bërë një deklaratë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku shprehin keqardhjen  pêr bojkotin parlamentar dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje.Në deklaratë thuhet se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit sipas praktikës demokratike, pasi qytetarët meritojnë udhëheqje përgjegjëse.

PS kërkon të hapet gara për Presidentin, raundi i pare në 19 Prill

Postuar në 12 Prill, 2017 19:10

Dy partitë e mëdha kanë hedhur formalisht hapin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në të njëjtën ditë kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkuan kryetarit të kuvendit Ilir Meta hapjen e  procedurave për presidentin e ri të vendit.

(Luan Rama i) LSI: Ligji i dekriminalizimit ka paqartësi

Postuar në 12 Prill, 2017 17:55

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë sot me një propozim të ri për sqarimin e disa dispozitave në ligjin për dekriminalizimin. Çështja është ngritur gjatë një raportimi të kreut të KQZ-së, Denar Biba në Komisionin e Ligjeve, ku Luan Rama ka bërë këtë ndërhyrje:

17 tonët e ditëve të fundit, provojnë gjysmëlegalizimin e kanabisit në katër vite

Postuar në 12 Prill, 2017 14:38

12 tonë drogë në Përmet dhe 5 tonë në Skrapar, zona këto që nuk kanë qenë edhe aq prezente për kultivimin dhe trafikun e kanabisit, provojnë atë situatë të gjysëm ligërimit që shoqëroi drejtimin nga Sajmir Tahiri të Ministrisë së Brendshme. Në Skrapar u njoftua edhe kapja e një laboratori, ndërkohë që vetë magazinimi I një sasie të këtillë kërkon kohë, njerëz, angazhim, lëvizje. Të gjitha janë pra gjurmë eventuale për një hetim policor që duket se nuk ka ecur. Sado që kryeministri u përpoq të mbronte ministrin e larguar, kapjet e tanishme, ofrojnë një pamje krejt tjetër.

PDIU-ja kërkon nga Presidenti të thërrasë tryezën e partive përpara Këshillit të Sigurimit

Postuar në 12 Prill, 2017 13:34

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka propozuar sot që presidenti i Republikës të thërrasë një tryezë të partive politike për të zgjidhur krizën.

"Shekulli": Incidenti në Këshillin e Qarkut Vlorë, dhuna nga truproja e ministrit Gjiknuri

Postuar në 12 Prill, 2017 09:15

"...Sherri u bë për votat abstenuese dhe ato kundër. Danaj kërkonte të shikonte votën dhe atë ta shikonin edhe të pranishmit gjatë procesit të numërimit, por edhe mediat. Por ndërsa anëtarëve të këshillit dhe mediave u tregoheshin vetëm votat pro nga anëtarët e komisionit të numërimit, duke mbajtur të fshehta votat kundër dhe abstenimet dhe duke i treguar ato si vota pro, kjo nxiti kreun e Këshillit të Qarkut, Danaj që të debatonte me komisionin e numërimit të votave.

PS-LSI ngjishen në një karrige. Miratohen kandidatët për vettingun, rrëzohet PDIU

Postuar në 11 Prill, 2017 21:16

Ulsi Manja i PS-së, Vasilika Hysi e PS-së, Luan Rama i LSI-së janë tre emrat e shumicës parlamentare për komisionin ad hoc për vettingun. Shpëtim Idrizi i PDIU-së nuk është miratuar duke u bllokuar qëllimisht me 50 abstenime. Siç mund të merret me mend, pas 35 milionëshit të sotshëm për rrugën Tiranë-Elbasan, kryeministri ka qenë i qartë kur duke rrëzuar idrizin ka pasuruar ofertën për LSI-në e cila është regjistruar për në zgjedhje, merr pjesë në komsionet e vettingut, bën si opozitare dhe del edhe si konstruktive.

Mos e prek votën!

Postuar në 11 Prill, 2017 14:55

Tensione në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë ku është shkarkuar kryetari Sadrit Danaj. Ky i fundit, thuhet se është njeri i Kokëdhimës, ka kërkuar transparencë. Madje edhe është përplasur fizikisht me këshilltarët e majtë, në një mbledhje ku mungonte LSI-ja, PD-ja dhe PDIU-ja. 

Pages

Subscribe to RSS - Politikë