"Shekulli": Incidenti në Këshillin e Qarkut Vlorë, dhuna nga truproja e ministrit Gjiknuri

"...Sherri u bë për votat abstenuese dhe ato kundër. Danaj kërkonte të shikonte votën dhe atë ta shikonin edhe të pranishmit gjatë procesit të numërimit, por edhe mediat. Por ndërsa anëtarëve të këshillit dhe mediave u tregoheshin vetëm votat pro nga anëtarët e komisionit të numërimit, duke mbajtur të fshehta votat kundër dhe abstenimet dhe duke i treguar ato si vota pro, kjo nxiti kreun e Këshillit të Qarkut, Danaj që të debatonte me komisionin e numërimit të votave. Danaj kërkoi që të bëheshin publike për të dhe median e pranishme të gjitha fletëvotimet për shkarkimin e tij, por ndeshi në rezistencën e anëtarëve të komisionit. Në një moment të dytë, kur Danaj kërkoi të shikonte fletët ku anëtarët kishin shprehur votën pro apo kundër shkarkimit të tij, anëtarët e komisionit të numërimit të votave refuzuan sërish kërkesën e Danajt. “Tregoji të gjithat letrat”, - kërkonte Danaj, ndërsa anëtari i komisionit të numërimit përgjigjej: “Jo, nuk t’i tregoj”. Për të mos zbuluar votat që kishin dhënë këshilltarët që votuan, në sallë u fut edhe truproja i ministrit Gjiknuri që tentoi ta nxirrte me dhunë Danajn nga salla dhe më pas edhe policët bashkiakë të thirrur nga Dritan Leli", raporton ndër të tjera "Shekulli" për incidentin e djeshëm. Gazeta e Kokëdhimës pranon që Danaj ka angazhim më lëvizjen "Zgjidhja".
Add new comment