17 tonët e ditëve të fundit, provojnë gjysmëlegalizimin e kanabisit në katër vite
12 tonë drogë në Përmet dhe 5 tonë në Skrapar, zona këto që nuk kanë qenë edhe aq prezente për kultivimin dhe trafikun e kanabisit, provojnë atë situatë të gjysëm ligërimit që shoqëroi drejtimin nga Sajmir Tahiri të Ministrisë së Brendshme. Në Skrapar u njoftua edhe kapja e një laboratori, ndërkohë që vetë magazinimi I një sasie të këtillë kërkon kohë, njerëz, angazhim, lëvizje. Të gjitha janë pra gjurmë eventuale për një hetim policor që duket se nuk ka ecur. Sado që kryeministri u përpoq të mbronte ministrin e larguar, kapjet e tanishme, ofrojnë një pamje krejt tjetër. Droga në Shqipëri, njësoj si aktivitetet ilegale nuk mund të kryehet pa bekimin e strukturave policore, politikës. Nëse do ta shohim me një sens ekonomik, kapja periodike e sasive të tilla do të rriste ndjeshëm çmimin e kanabisit, do të reduktonte numrin e njerëzve që do të angazhoheshin, pasi në atë magazinim janë qindra mjijëra euro të investuara.
Do të kishim pra një dukuri të kufizuar shumë dhe jo me aq kosto sa u la të kuptohej nga ministri që iku. Vetëm 17 tonët e kapur së fundmi mjaftojnë edhe për të dërguar një sinjal te të gjithë, ndërkohë që këto operacione e bëjnë të pavlefshëm strategjinë e veprimit që prezantoi para disa ditësh zv.kryeministri Niko Peleshi. Ndërhyrja e ushtrisë kundër kanabisit do të detyronte zbulimin e sasive, djegien dhe sekuestrimin pasi ushtria vendos kontroll tërësor mbi territorin. Kjo nuk u bë në emër të ndarjes së punëve, por puna e Xhafës apo prokurorisë, me gjasë nën diktatin e nevojave politike të ditës, zbulojnë se nuk është kaq e vështirë sa dukej. Kuptohet këtu kemi një akuzë serioze ndaj ministri që iku, i cili tani merret me punë partie pa I hyrë gjemb në këmbë.
Add new comment