Reagim i fortë i BE për situatën në Shqipëri, fshikullohet opozita
Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn kanë bërë një deklaratë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku shprehin keqardhjen pêr bojkotin parlamentar dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje.Në deklaratë thuhet se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit sipas praktikës demokratike, pasi qytetarët meritojnë udhëheqje përgjegjëse.
Dy përfaqësuesit e Lartë të BE-së u bëjnë edhe një herë thirrje të gjithë liderëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi, në respekt të institucioneve, dhe të hapë rrugën për zgjedhje demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në deklaratë thuhet se “reforma shumë e nevojshme e drejtësisë në Shqipëri gjendet edhe njê herë nën sulm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për të përfunduar formimin e institucioneve të Vettingut. Sulmimi i reformës gjyqësore në vend të sigurimit të zbatimit të Vetting nën monitorimin e ngushtë të Operacionit Monitorues Ndërkombëtar, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjësi, zotësi për të vepruar brenda kornizës së institucioneve legjitime demokratike dhe të qëndrojnë nga ana e popullit të Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë që Vetting tê nisë dhe gjyqësori të reformohet përfundimisht edhe si një vendimtar hap për vendin për të hyrë në Bashkimin Evropian”
Add new comment