(Luan Rama i) LSI: Ligji i dekriminalizimit ka paqartësi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë sot me një propozim të ri për sqarimin e disa dispozitave në ligjin për dekriminalizimin. Çështja është ngritur gjatë një raportimi të kreut të KQZ-së, Denar Biba në Komisionin e Ligjeve, ku Luan Rama ka bërë këtë ndërhyrje:
“Në vlerësimin tim ka nevojë për të saktësuar më mirë pozicionet dhe autoritetin e institucioneve edhe në ligj, pavarësisht se janë ligje të bëra së fundmi edhe se janë bërë nën presion dhe për t’i bërë shpejt dhe me vullnetin e mirë për të zgjidhur një problem që u ngrit si kauzë politike, siç ishte dekriminalizimi. Ligji ka paqartësi dhe krijon kakofoni në rolin dhe autoritetin e institucioneve”, tha deputeti i LSI-së, Luan Rama.
Add new comment