Politikë
Ambasada ruse: Lajmi për kërcënimin e ambasadorit, i pavërtetë dhe provokativ
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka hedhur poshtë si të pavërtetë dhe provokativ lajmet e televizionit Vizion Plus rreth të ashtuquajturit kërcëim për jetën e ambasadorit. Po kështu selia diplomatike e cilëson të pavërtetë edhe lajmin e kërkesës së personelit shtesë për mbrojtjen si dhe aludimet e bëra për lidhjen e këtyre ngjarjeve me zhvillimet politike në Shqipëri.
Teatri u mbyll, Ilir Meta i preferuar i PS-së për presidenti
E gjithë loja e LSI-së dhe Ilir Metës gjatë gjithë kësaj periudhe me kritika, shantazhe, ultimatume, shfaqje konsualiteti dhe deklarata prospertiteti u mbyll në funksion të një qëllimi, zgjedhjes së Ilir Metës President. Partia e drejtuar nga Edi Rama, e cila 6 vite më parë protestoi për burgosjen e Ilir Metës në një protestë me 4 të vrarë pranoi të çojë në krye të shtetit pikërisht të njëjtin personazh. Për të përcjellë lajmin te shqiptarët u përzgjodh Taulant Balla, ndërsa kryeministri nuk dha asnjë shpjegim.
PS kërkesë LSI-së: Vendos për presidentin. I kemi votat edhe pa ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka kërkuar sot nga LSI-ja që të marrë një vendim rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Gjatë një fjalimi në Parlament, Ruçi, ka deklaruar se PS-ja i ka votat, duke lënë të kuptohet sa opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, aq edhe zgjedhjen e presidentit të ri vetëm me votat e PS-së dhe PDIU-së.
Berisha del në skenë: Do japim jetën për Revolucionin Demokratik
Pas vendimit të opozitës për të ngritur Shtabin e Mosbindjes Civile, njeriu që dyshohet se qëndron pas radikalizimit të aksionit të opozitës, ka ashpërsuar gjuhën dhe kërcënimet për kryeministrin Rama. Në një fjalim nga çadra, që pritet të përfundojë misionin në 7 Maj, ditë kur aksioni i opozitës do të zhvendoset në Kavajë, Sali Berisha ka folur për përplasje që mund të çojë edhe në jetë të humbura nga opozita, për hir të votës së lirë siç thotë ai.
Kreu i Këshillit Shqiptar në Preshevë trazon më shumë gjellën nacionaliste: Edi Rama është presidenti im
Mediat serbe po mbajnë të hapur prej ditësh diskutimin mbi deklaratat nacionaliste të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Dy polikanë që duhet thënë se janë nën presionin e zgjedhjeve të afërta. Në shërbim të portretit nacionalist të tyre, të paktën të Edi Ramës, sot ka shërbyer me një intervistë edhe Jonuz Musliu, kryebashkiaku i Bujanovcit në Luginën e Preshevës në Serbi, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në këtë zonë. Media serbe B92, citon Musliun të jetë shprehur në një intervistë për Tv PRVA, se “nuk më intereson që jeton zyrtarisht në Serbi”.
Ilir Meta intepreton krizën sipas halleve të LSI-së
Ilir Meta ka bërë sot një tjetër interpretim të situatës politike ku ndodhet vendi, duke etiketuar si shkaktar të krizës paktin kushtetues të vitit 2008 mes Ramës e Berishës dhe në veçanti ndryshimet në Kodin Zgjedhor që penalizonin partitë e vogla. Në funksion të kësaj akuze ishte dhe tryeza që ai thirri me partitë parlamentare për të ndërmarrë ndryshime në Kodin Zgjedhor, pas urdhrit të ndërkombëtarëve për t’u futur në zgjedhje edhe pa opozitën.
Opozita gati për përplasje në Kavajë, quan fasadë tryezën e Ilir Metës
Koalicioni i Partisë Demokratike me partitë e vogla opozitare vendosën të përshkallëzojnë aksionin politik, çka do të thotë bllokim i qendrave të votimit apo çfarë do lëvizje që do të pengojë mbaravajtjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit. Skenar për të cilin Partia Demokratike ishte përgatitur edhe para negociatave me ndërmjetësit e Partive Popullore Europiane.
"Çadra mbyllet brenda pak ditësh"
Basha: Kërkuam qeveri dhe kryeministër teknik të propozuar nga shumica dhe të dakordësuar nga ne
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar sot para mediave opsionet e vëna në tavolinë nga opozita mbrëmjen e djeshme të negociatave. Basha thotë se qeveria teknike me ministra teknikë, u kërkua nga PD-ja, por duke sugjeruar që kryeministri teknik të vinte nga radhët e shumicës aktuale.
“Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, por qeveri teknike me ministra teknikë. Nuk kemi qenë përjashtues, përkundrazi, kemi propozuar që emri i kryeministrit teknik të vijë nga partia më e madhe e shumicës, sigurisht me miratimin e opozitës”, tha ai.
Komentet nacionaliste të Ramës dhe Thaçit, Vuçiç: Koordinim me një shërbim të huaj
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ndërkohë president i zgjedhur i këtij vendi, ka shprehur një mendim të vetin për ato që ai i quajti si deklarata për Shqipërinë e Madhe nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu. Duke folur në Leskovac, Vçiç tha se dekkarimet e Ramës dhe drejtuesve të tjerë në Prishtinë dhe Preshevë janë të koordinuara, çka sipas tij shtrojnë disa çështje:
A janë duke e bërë shqiptarët këtë vetë apo në koordinim me dikë tjetër – ndoshta dikush në një kontinent tjetër – pse tani dhe cilat janë qëllimet e tyre?