Kreu i Këshillit Shqiptar në Preshevë trazon më shumë gjellën nacionaliste: Edi Rama është presidenti im

Postuar në 27 Prill, 2017 08:35

Mediat serbe po mbajnë të hapur prej ditësh diskutimin mbi deklaratat nacionaliste të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Dy polikanë që duhet thënë se janë nën presionin e zgjedhjeve të afërta. Në shërbim të portretit nacionalist të tyre, të paktën të Edi Ramës, sot ka shërbyer me një intervistë edhe Jonuz Musliu, kryebashkiaku i Bujanovcit në Luginën e Preshevës në Serbi, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në këtë zonë. Media serbe B92, citon Musliun të jetë shprehur në një intervistë për Tv PRVA, se “nuk më intereson që jeton zyrtarisht në Serbi”.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Edi Rama është lideri I të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ku ata jetojnë. Sigurisht që Edi Rama është presidenti ynë”, tha Musliu që nuk kishte dilemma për atë se kush ishte presidenti i tij, Rama apo Vuçiç.

“Unë jetoj në Luginën e Preshevës”, shtoi ai kur gazetari i kujtoi se territori ku jeton është Serbi.

Musliu është njeri i vjetër në politikë dhe e di shumë mirë se çfarë do të thonë këto deklarata, të cilat po shërbejnë për politika të caktuara në të dy krahët. Sigurisht Ramës për të dalë si zëri nacionalist i shqiptarëve në Ballkan, kredencial që do të bënte çdo përpjekje kundër tij të interpretohej edhe si antishqiptare, por edhe Serbisë që ka me se të merret këto kohë. Në çdo rast janë qëndrime që nuk merret vesh se çfarë ofrojnë kur kujtojnë diçka që bie ndesh me angazhimin formal të të dyja shteteve.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=04&dd=26&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.