Politikë
Ndryshime në Kodin Penal për periudhën e parashkrimit. Hiqet për veprën penale të vrasjes
Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë parashikojnë dyfishim të kohës së parashkrimit për vepra penale të rënda, ndërkohë që një kategori veprash nuk I nënshtrohen më parashkrimit.
Xhafa shfryn policinë e Sajmir Tahirit
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa pranon për herë të parë publikisht se policia u gjet e papërgatitur për të parashikuar shpërndarjen e mbjelljes së kanabisit në gjithë vendin pas goditjes së Lazaratit. Sipas tij, kjo periudhë përkoi me rritjen e çmimit të kanabisit në Europë dhe hyrjen e një fare me cikël të shpejtje mbjelljeje dhe prodhimi që shkaktoi përhapjen e fenomenit në gjithë vendin.
Garanci nga kryeministri: Në Shqipëri nuk do bëhet nami
Kreu i qeverisë ishte në Berat ku foli para një audience të rinjsh, jo më shumë se 18 vjeç, takim që e përdori për të përcjellë dy mesazhe. E para se Shqipëria nuk ka për t’u destabilizuar pavarësisht skenarëve të Partisë Demokratike dhe e dyta që në 18 Qershor kjo e fundit mbyll kapitullin e saj si forcë politike.
Çështja e Flamurit në zyrë dhe aspiratat etnike të Talat Xhaferrit
Protagonist në ngjarjet e fundit në Maqedoni është kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferri, njeriu që ka qëndruar në hijen e Ali Ahmetit, por me influencë në Partinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. I karakterizuar si politikan me përvojë që "me qetësinë e tij merr atë që dëshiron" tërhoqi vëmendjen me aktin e fundit të vendosjes së flamurit shqiptar, krahas atij të Maqedonisë dhe Bashkimit Europian në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
Apeli i kryeministrit për votë patriotike në 18 Qershor: PD-ja me plan destabilizimi
Për 14 minuta nga televizioni i tij ERTV, kryeministri Rama doli në komunikimin e fundjavës për të shprehur vendosmërinë e shkuarjes në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën. Në fjalimin e tij para "pasqyrës" kreu i qeverisë nuk i përjashtoi mrekullitë e minutës së fundit, por mesazhi që përcolli ishte se në 18 Qershor shqiptarët nuk duhet të votojnë për partitë, por për Skëndërbeun, Rilindasit, dëshmorët, nënat dhe baballarët.
Berisha nxjerr në skenë variantin e vetëvrasjes së Ramës
Duket se lëshimi për Kavajën nuk i ka pëlqyer ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një intervistë për “Neës24” ka përdorur tone të forta ndaj kryeministrit. Nuk dihet sa lidhje ka mes kërcënimit dhe realizimit, por Berisha duket se po shton dozën në një provë të qartë tensioni dhe pamundësie për Pazar me kryeministrin:
Himara që sot e tutje është “nderi ynë”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” për Krahinën e Himarës. Motivacioni është mbresëlënës:
“Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.
Kukan: Po mundohemi t’i mbushim mendjen Bashës për dialog. Rama bëri lëshime serioze
Eurodeputeti Eduart Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE, i ka dhënë sot një intervistë gazetares së RTSH Arta Tozaj. Siç raporton televizioni publik në këtë intervistë Kukan ka hedhure kritika për kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se nuk është shumë i disponueshëm për dialog. Më poshtë disa përgjigje të z. Kukan:
Kandidati i Kavajës: Dëgjova kryeministrin, vura interesin kombëtar para gjithçkaje (Video)
Tërheqjen nga kandidimi në 7 maj e komentoi edhe kandidati i Partisë Socialiste në Kavajë. Ai shfrytëzoi festën e birrës për të thënë se para gjithçkaje vuri interesin e Shqipërisë, por la të kuptohet se do të mbetet kandidati i socialistëve kurdo që të mbahen zgjedhjen për bashkinë e Kavajës.
Basha: 18 qershori ka rënë moralisht dhe ligjërisht
Fitore të Republikës së Re e quajti Lulzim Basha tërheqjen e kryeministrit nga zgjedhjet në Kavajë. Sipas tij “18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht” dhe kësijoj ultimatumet për afate përtej të cilave Rama nuk do të jetë i disponueshëm nuk vlejnë.