Politikë
Paralajmërohen zhvillime të forta me zgjedhjet e Kavajës: “Mos paguani asnjë taksë pas 18 qershorit”
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bërë thirrje sot që qytetarët të kundërshtojnë fasadën e një shteti që po legjitimon zgjedhje që janë de facto një partiake. Në një fjalë të mbajtur me protestuesit e PD-së, Basha ka paralajmëruar zhvillime në zgjedhjet e 7 majit në Kavajsë duke theksuar se pas 18 qershorit me zgjedhje pa opozitën, lind e drejta që qytetarët të mos paguajnë më taksa.
Të larguarit nisin vajin për PS-në e vërtetë: "Shpresojmë mos të na zëvendësojnë hajdutët!"
"Gazeta Shqiptare" publikon sot një status të Namik Dokles postuar në rrjetet sociale. Deputeti në fjalë mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputetë, bashkë me disa të tjerë dhe si rrugë për këtë dënim kapital politike, kanë zgjedhur të vajtojnë PS-në.
Ja statusi i Dokles ku mungon falënderimi për liderin e Rilindjes:
Lista e kandidatëve që sqaron votën unanime për Metën dhe paralajmëron parti të një lloji të ri
Në media po qarkullon së fundmi një listë kandidatësh të Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Lista siç thuhet zyrtarisht është vendim i mbledhjes së kryesisë, që u parapri nga disa dorëheqje dhe deklarime për moskandidim nga disa deputetë aktualë.
Meta i ofron PD-së si zgjidhje dokumentin e PPE-së dhe mendimet e Moisut e Bamir Topit
Ilir Meta doli në një konferencë një ditë pas zgjedhjes si president i Republikës dhe tha se do të investohet për zgjidhjen e krizës, në mënyrë që të evitohet një përkeqësim i situatës. Por cili është asi nën dorë i Ilir Metës për të futur PD-në në zgjedhje. Të paktën nga sa zbuloi asgjë më shumë sesa marraveshja që propozuan në Tiranë, David Mc Calister dhe Fleckenstein shtuar edhe mendimet e ish-presidentëve për këtë çështje si Moisu apo Bamir Topi
Athina përshëndet zgjedhjen e Metës. Mesazhe urimi edhe nga Mali i Zi
Zhvilim pozitiv për Athinën zgjedhja e Ilir Metës President. Zyra për shtyp e tij njoftoi se Presidenti i zgjedhur Ilir Meta u telefonua paradite nga Kryeministri i Greqise, Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen ne detyrën e Presidentit të Republikës.
PD "flirton" me afatet dhe Presidentin e Ri
Partia Demokratike u mjaftua me fjalën pazar për zgjedhjen e Ilir Metës President, duke mos përmendur asnjë akuzë tjetër që ka të bëjë me përgjegjësitë e tij në keqqeverisjen e vendit, ku LSI kishte disa ministri kyçe. Paralelisht Partia Demokratike ka njoftuar se as PS dhe as LSI-ja nuk mund të regjistrojnë dot listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi afatet për regjistrimin e kandidatëve kanë skaduar.
Teza e Beogradit: A ka një autoritet që të mund të mbajë nën kontroll situatën në Ballkan?
Politika deklarative e Shqipërisë zyrtare dhe Prishtinës, klima destabilizuese në Kroaci dhe ajo që po ndodh në Maqedoni, nuk janë çëhstje të brendshme të tyret. Kështu mendon ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në një intervistë për RTS, televizioni serb, ka theksuar se në këtë kontekst të paqëndrueshëm ballkanik, Serbia mbetet stabël dhe me një qeveri që po di të reagojë me maturi.
Katandisja e pushtetit! Ministri që u angazhua të kapë Balilin shpërndan leje legalizimi
Rëndësia politike dhe mediatike e Sajmir Tahirit ra ndjeshëm pas shkarkimit të tij si ministër i Brendshëm, Ilir Beqja ka humbur fare, Bledi Çuçi nuk duket vërdallë, ndërsa nga Blendi Klosi nuk ka asnjë lajm. Kryeministri na tha kur i shkarkoi se për shkak të suksesit që këto katër figura kishin në qeveri i delegoi në terren për të njëjtin sukses edhe në fushatën elektorale. I vetmi që ka ende një lloj vëmendje nga mediat është ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.
Ilir Meta(j) "emërohet" President: U detyrova nga rrethanat
Ashtu siç pritej Ilir Meta ose Ilir Metaj siç e artikuloi Musa Ulqini bazuar në gjeneralitetet e gjendjes civile u emërua President i Republikës, me një procedurë formale në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishin të pranishëm deputetët e shumicës, të cilëtnuk dolën nga rreshti por votuan në unanimitet kandidaturën e bashkëkryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, ose për t’u kthyer pas në kohë të njeriut me bllok, për të cilin Partia Socialiste protestoi në 21 Janar, ku vranë 4 veta.