Basha: Kërkuam qeveri dhe kryeministër teknik të propozuar nga shumica dhe të dakordësuar nga ne

Postuar në 26 Prill, 2017 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar sot para mediave opsionet e vëna në tavolinë nga opozita mbrëmjen e djeshme të negociatave. Basha thotë se qeveria teknike me ministra teknikë, u kërkua nga PD-ja, por duke sugjeruar që kryeministri teknik të vinte nga radhët e shumicës aktuale.

Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, por qeveri teknike me ministra teknikë. Nuk kemi qenë përjashtues, përkundrazi, kemi propozuar që emri i kryeministrit teknik të vijë nga partia më e madhe e shumicës, sigurisht me miratimin e opozitës”, tha ai.

Lidhur me idenë e mocionit të mosbesimit për qeverinë aktuale, Basha e hodhi poshtë si ide duke nënvizuar se PD-ja është për zgjidhje përfshirëse.

Ne nuk duam përjashtimin e PS-së nga kjo. Ne duam mbështetje të gjerë zgjidhje të gjerë jo përjashtuese. Ne nuk duam ti pararendim gjykimit qytetar, duam që ata të votojnë të lirë dhe të pagjykuar”, tha ai.

Dalja e Bashës në këtë sens është ndër të tjera edhe një përpjekje për të bindur se pika kritike e krizës nuk është PD, por këmbëngulja e Edi Ramës për të mos lëshuar karrigen.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.