qeveria teknike
Qeveri teknike në Itali, vjen Super Mario
Dritë në fund të tunelit për krizën politike të radhës në Itali. Mario Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, shihet si çelësi i zgjidhjes së krizës. Draghi takohet sot me presidentin Sergio Mattarella, i cili e ka bërë të qartë domosdoshmërinë për një qeveri jo-politike që do të udhëheqë Italinë gjatë pandemisë së koronavirusit. Palët erdhën në këtë konkluzion pasi përpjekjet për të mbajtur gjallë koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte dështuan përfundimisht.
Shqetësimi i urtë i z. Gjiknuri: Qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin
Mediat përcjellin një prononcim të fundit të bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri që ndër të tjera ka bërë edhe këtë koment:
Zaev jep dorëheqjen. Presidenti i Maqedonisë së Veriut mandaton Oliver Spasovskin për qeverinë teknike
Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike
ka thënë Zaev.
Thirrje për revolucuon me ide për qeveri teknike
“Nuk i kundërvihem idesë së një qeverie teknike, por për momentin më duket një lloj utopie”. Kjo ka qenë një nga frazat e intervistës së gjatë dhënë nga Sali Berisha për Tv Klan. Këtij qëndrimi i ka paraprirë deklarata se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, çka përputh një axhendë kompromisi me mazhorancën për zgjedhjet.
Akti i parë i qeverisë së re, trajton OSHEE-në si tepsinë e Ardian Çelës
Pa kaluar as 24 orë nga mbyllja zyrtare e numërimit të votave dhe konfirmimit të PS si mazhorancë e vetme, nis ndarja e tepsisë nga timonieri fitues i zgjedhjeve, i cili kërkoi votën për të çliruar vendin nga një sistem që e shikonte qeverisjen si ndarje përfitimesh.
Kur fiton blofi dhe humbet shahu
Pas tre muajsh protestë të Lulzim Bashës, pas thirrjeve me një gjuhë lufte për shkatërrimin e PS-së dhe Edi Ramës, të dy udhëheqësit e urtë: Lulzim Basha dhe Edi Rama, u bashkuan kokë më kokë, në prani të askujt, në mes të natës dhe, në fshehtësi, ngjizën atë që nuk ia priste mendja kujt e që e quajtën “Marrëveshja Basha - Rama”. Nga mediet u cilësua si historike, disa uruan që ai bashkëpunim i sinqertë PD-PS të vazhdonte, e të tjerë dhanë siguri se ai bashkëpunim do të vazhdonte edhe pas zgjedhjeve.
Sakrifikojmë pushtet, për të bërë "shtet"
Kushtetuta është marrëveshje. Kjo dihet fare mirë. Kushtetuta e Shqipërisë është marrëveshje e dyfishtë, pasi ndryshimi i saj u bë natën, jashtë salle, si pasojë e vendimmarrjes personale të dy njerëzve: Sali BErishës dhe Edi Ramës. Në vitin 2008 kur ndodhi kjo, i pari ishte kryeministër, i dyti kryetar Bashkie dhe partie.
Rama përjashton qeveri PS-PD pas zgjedhjeve
Në komunikimin e përjavshëm në Facebook kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje zërave që e kanë kritikuar marrëveshjen mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, si një bashkëqeverisje ne kurriz të popullit dhe partive të vogla.
Basha: Kërkuam qeveri dhe kryeministër teknik të propozuar nga shumica dhe të dakordësuar nga ne
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar sot para mediave opsionet e vëna në tavolinë nga opozita mbrëmjen e djeshme të negociatave. Basha thotë se qeveria teknike me ministra teknikë, u kërkua nga PD-ja, por duke sugjeruar që kryeministri teknik të vinte nga radhët e shumicës aktuale.
“Nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, por qeveri teknike me ministra teknikë. Nuk kemi qenë përjashtues, përkundrazi, kemi propozuar që emri i kryeministrit teknik të vijë nga partia më e madhe e shumicës, sigurisht me miratimin e opozitës”, tha ai.
Negociatorët e PPE-së/“Dokument me 12 pika për krizën, asnjë nuk flet për qeveri teknike”
Carlo Bollino, drejtues i gazetës “Shqiptarja.com” shkruan sot për krizën politike dhe rolin e negociatorëve të PPE-së. Sipas Bollinos, protesta e përshkallëzuar e PD-së, parashikuar për të hënën, synon të rrisë forcën negociuese të saj në prag të negociatave, ndërkohë që sipas tij, dokumenti që do të vihet në tavolinë ka 12 pika dhe është miratuar nga kancelarja Angela Merkel.