Thirrje për revolucuon me ide për qeveri teknike
“Nuk i kundërvihem idesë së një qeverie teknike, por për momentin më duket një lloj utopie”. Kjo ka qenë një nga frazat e intervistës së gjatë dhënë nga Sali Berisha për Tv Klan. Këtij qëndrimi i ka paraprirë deklarata se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, çka përputh një axhendë kompromisi me mazhorancën për zgjedhjet.
Edhe Lulzim Basha i ka mëshuar të njëjtit qëndrim se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, në të kundërt opsioni sipas tij dhe Berishës është revolta popullore. Radikalizimi i pozicionit të Bashës me paralajmërime të tipit se objektivi i tij është që Edi Rama dhe Donika Prela të shkojnë para drejtësisë tenton polarizimin e situatës politike dhe kësisoj nevojën për marrëveshje, ndonsë Sali Berisha dhe Lulzim Basha mohojnë vazhdimisht se do ripërsëritet një pakt me Ramën.
“Qëllimi apo objektivi im si kryetar i Opozitës, i Partisë Demokratike dhe i aleatëve tanë është jo thjeshtë largimi I tij si kryeministër, por largimi I tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë”-deklaroi Basha së fundmi në “Opinion”.
Një qeveri teknike me mandat të kufizuar do t’i jepte kohë Lulzim Bashës për të përmirësuar numrat e mbështetjes në elektorat, pas difatës në zgjedhjet e fundit dhe kjo nuk duket shume utopike. Aq me tepër kur ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së mendohet do prishë ekuilibra nga të dyja krahët.
Add new comment