PS kërkesë LSI-së: Vendos për presidentin. I kemi votat edhe pa ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka kërkuar sot nga LSI-ja që të marrë një vendim rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Gjatë një fjalimi në Parlament, Ruçi, ka deklaruar se PS-ja i ka votat, duke lënë të kuptohet sa opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, aq edhe zgjedhjen e presidentit të ri vetëm me votat e PS-së dhe PDIU-së.
“O të zgjedhim presidentin o të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Sa për dijeni ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona që i kemi pasur dhe po të duam i kemi 71 vota dhe për të zgjedhur presidentin pa LSI, por unë shpresoj të mos na detyroni të shkelim mbi moralin, sepse PS-ja nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave. U takon juve si forcë politike që jeni vendosur si intelokutor mes palëve dhe thashë do flas troç keni anuar nga pala tjetër" tha Ruci.
Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse kemi votat që në raundin e parë. Opozita nuk erdhi. Ju na kërkuat para një jave në Hotel Dajti që ne tu jepnim dakordësinë tonë që ju ti drejtoheshit me një letër PPE të cilët në përvojën time asnjëherë nuk kanë qenë shumë dashamirës me PS. Megjithatë ne ramë dakord dhe ju i çuat ftesë atyre.
Siç duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën. Mendoni për një çast ta kishin bërë këtë me palën tonë kundërshtare. Nuk ka ndodhur në asnjë rast jo vetëm të thellohen por të mos pranohen asnjë ndërmjetësim. Na kërkuan të thellohemi jashtë çdo logjike normale, kushtetuese, demokratike. Ju në tavolinë u treguat shumë i lumtur edhe pse këto kërkesa ishin absurde”, tha Gramoz Ruçi.
Add new comment