Komentet nacionaliste të Ramës dhe Thaçit, Vuçiç: Koordinim me një shërbim të huaj
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ndërkohë president i zgjedhur i këtij vendi, ka shprehur një mendim të vetin për ato që ai i quajti si deklarata për Shqipërinë e Madhe nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu. Duke folur në Leskovac, Vçiç tha se dekkarimet e Ramës dhe drejtuesve të tjerë në Prishtinë dhe Preshevë janë të koordinuara, çka sipas tij shtrojnë disa çështje:
A janë duke e bërë shqiptarët këtë vetë apo në koordinim me dikë tjetër – ndoshta dikush në një kontinent tjetër – pse tani dhe cilat janë qëllimet e tyre?
Çdo gjë është krijuar në koordinim me të paktën një shërbim sekret, në përpjekje për të legjitimuar çështjen shqiptare duke hyrë më thellë në problemin maqedonas dhe duke provokuar Serbinë drejt reagimeve të papërgjegjshme për të shfaqur shqiptarët si viktima. Shërbimet tona kanë gjetur gjurmë të aktiviteteve të një shërbimi të huaj me agjenci në Prishtinë dhe Tiranë, por nuk bëhet fjalë për një nga fuqitë më të mëdha në botë
citohet Vuçiç në disa aludime të qarta për Turqinë.
https://europeanwesternbalkans.com/2017/04/25/vucic-talk-of-greater-alba...
Add new comment