Në Vëmendje

Hap vendimtar drejt mbrojtjes së traditës shekullore të Urdhrit Bektashi??? Cila liri i mungoi këtij Urdhëri?

Postuar në 22 Shtator, 2024 13:21

Ka reaguar sot Kryegjyshata Botërore me një deklaratë sipas së cilës i quan thashetheme ato që shkruhen në media. Në linjën e Baba Kryeministrit që e urdhëron, Kryegjyshata, përpara se të sqarojë nëse ia ka haberin asaj që po i thonë të bëjë, merret me mediat të cilat po do t’i quajë kazan.

Komuniteti Bektashi si lodra e "Islamit Politik" në Europë

Postuar në 22 Shtator, 2024 00:52

“Pakti Lateran” që po premtohet në Tiranë shtron nevojën e një hamendësimi se pse tani kjo zhurmë? Zhurmë për të cilën u vu në dizpozicion edhe “The New York Times”. 

Të shihet sesi ideja është marketuar: Shtet Mysliman, duke kumtuar kërcënin me Islamin Politik në dyert e Europës. 
Pra më shumë sesa një propozim është një mesazh politik që në fund ka ngjyrime shantazhi. 

Një turp që do ta shoqërojë gjatë Komunitetin e Bektashinjve

Postuar në 21 Shtator, 2024 17:47

Ideja e një shteti për Bektashinjtë, nëse do të ishte një artikull i një gazete, do të meritonte të mbetej siç edhe ka gjasa të jetë: një provokim tipik politik. Por titullari i Urdhërit Bektashi, i ashtuquajturi Baba Mondi, ka dalë në vetë të parë në Report Tv për të sqaruar atë që I kanë thënë të thotë:

Rrjeti i Basel-it, letër Kumbaros: Analizat e mbetjeve të kthyera të bëhen nga një palë e tretë

Postuar në 18 Shtator, 2024 17:27

Tri ditë para rikthimit të kontejnerëve me mbetje të dyshimta në Shqipëri, rrjeti ndërkombëtar i Basel Action Network (BAN) i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit që të përgatitet për testimin e menjëhershëm të ngarkesës së tyre. MCN ka siguruar letrën dërguar Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ku BASELI ngre alarmin për 102 kontejnerët, ndërsa udhëzon për një proces transperent dhe të besueshëm që nga momenti i kthimit të tyre në Portin e Durrësit.

Bota po shkon në epokën e para Penicilinës

Postuar në 15 Shtator, 2024 14:45

Emergjenca e re globale e shëndetit pritet të jetë rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve. Tingëllon si një gjë e të ardhmes së largët, apo një skenar që nuk na përket, por faktet flasin për të kundërtën. Në vitin 2019, 5 milionë njerëz vdiqën në mbarë botën për shkak të infeksioneve që rezistonin ndaj trajtimit me antibiotikë, ndërkohë që 1.3 milionë të tjerë lidheshin direkt me këtë shkak.

Gripi i shpendëve/ Regjistrohet rasti i parë i kalimit nga njeriu te njeriu

Postuar në 09 Shtator, 2024 15:36

Në SHBA është regjistruar rasti i parë i gripit të shpendëve, i transmetuar nga njeriu te njeriu, pra pa kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara.

Pacienti është një i rritur nga Misuri, i cili u shtrua në spital më 22 gusht dhe u trajtua me ilaçe antivirale kundër gripit.

Internet Archive humbet gjyqin me botuesit: Nuk mund të shesë apo huazojë falas libra online

Postuar në 07 Shtator, 2024 18:24

Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur se Internet Archive, faqja e mirënjohur e digjitalizmit të materialeve muzikore, apo librave të shumtë, ka shkelur të drejtën e copyright. Internet Archive kishe vendosur ta hapte falas aksesin në arkivën e vet që është një pasuri e madhe dhe mundësi qoftë edhe për t’u orientuar në botën e madhe intelektuale dhe artistike njerëzore, por mesa duket çështja ka marrë tjetër drejtim. Gazeta “The New York Times” e cilëson vendimin e gjykatës së Apelit të

KPK "gjobiti" Kastratin për financimin në "Vlora Marina Bay"

Postuar në 06 Shtator, 2024 20:16

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi kompanisë private “Albsig” sh.a që të sponsorizonte aktivitetin në resortin luksoz “” në shtator të vitit 2021, duke i kujtuar një kontratë sigurimi të lidhur më parë mes tyre, sipas të dhënave që BIRN siguroi nga një korrespondencë mes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dhe KPK-së.

Tekstet shkollore, Allkaj: S’ka prirje për përfshirje të axhendës LGBT

Postuar në 06 Shtator, 2024 18:05

Kopertina e librit të Gjuhës Shqipe dhe fletores së punës për klasën e tretë ka hapur debat ditët e fundit për shkak të përfshirjes në të të një ylberi dhe një magjistrai me fustan. Shumë e kanë komentuar këtë si përfshirje të agjendës LGBT në tekstet shkollore. Shkëlqim Allkaj, drejtor i Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar, e përjashton një gjë të tillë, duke theksuar se procesi i përzgjedhjes së librave kalon nëpër shumë filtra.

Vera 2024, më e nxehta e regjistruar në histori

Postuar në 06 Shtator, 2024 17:47

Vera që po lëmë pas është më e nxehta në hemisferën veriore që nga fillimi i regjistrimeve. Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Copernicus bëri të ditur se nxehtësia e jashtëzakonshme rrit gjasat që viti 2024 të kalojë vitin 2023 si më i ngrohti i planetit në histori.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje