Në Vëmendje
Ëmbëlsuesit artificialë mund të hedhin në erë ekosistemet
Një element përbërës i ushqimeve dhe pijeve dietike ka rezultuar vrasës për mikroorganizmat.
Sukraloza është një ëmbëlsues artificial, i cili nuk shpërbëhet nga trupi i njeriut dhe përfundon në fund të rrjetës ushqimore.
Duke qenë një molekulë që nuk degradohet lehtë, ajo është e pakapërcyeshme edhe për mikroorganizmat.
Një ekip studiuesish nga Universiteti i Floridës zbuloi se prania e tij si në ujërat e ëmbla edhe në ato të kripura ka ndikim në komunitetet mikrobike.
Foto/A ishte Zdromsi me jelek antiplumb në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës?
Numri dy i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar sot se situata e ndodhur në Këshillin Bashkiak të Tiranës ishte e stisur. Ai shpërndan edhe një fotografi të Veliajt, paraqitur në mbledhje me një xhup, ku hamendësohet se kryebashkiaku ka qenë me jelek antiplumb. Akuza është e rëndë dhe duket se qarkullohet për të detyruar nisjen e hetimit dhe tonifikimin e protestës së radhës. Megjithatë fotoja e publikuar meriton vëmendje!
"Kompleksi Kastrati" i KPK-së/Fshehu deri në Gjykatën e Lartë financimin e marrë nga AlBSIG
BIRN raporton për një sjellje që njollos Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Financues i një aktiviteti të këtij institucioni, realizuar - dhe kjo është kurioze - në "Marina Bay" në Vlorë në vitin 2021, është një kompani sigurimesh në pronësi të Shefqet Kastratit. Lajmi nuk është thjesht ky: lajmi është se KPK e ka fshehur emrin e sponsorizuesit duke u përballur me agjencinë e lajmeve deri në Gjykatën e Lartë.
Hiqen referencat raciste nga emrat shkencorë të bimëve
Emrat e më shumë se 200 loje bimësh do të ndryshojnë pas një vendimi të marrë nga një grup i madh studiuesish në vigjilje të Kongresit Botanik Ndërkombëtar.
Të gjithë emrat e bimëve, kërpudhave dhe algave që përmbajnë fjalën caffra, e cila e ka origjinën në fyerjet e bëra kundër zezakëve, do të zëvendësohen me fjalën affra, për të treguar origjinën e tyre afrikane.
Mes emrave që ndryshojnë është ai i një peme të bregdetit koralor, e cila nga viti 2026 do të njihet si Erythrina affra, në vend të Erythrina caffra.
Policia: Vetëvritet Olsi Ibro! Viktima, një prej të akuzuarve për skandalin e mikrokredive
Drejtuesi i firmës ligjore ADCA dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. 45-vjeçari Olsi Ibro ishte në kërkim për skandalin e mashtrimit me mikrokreditë. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur sot në një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”.
Alibitë e përhershme të fëlliqësirave të Shëndetësisë
Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Mirela Rexhepi ka hedhur poshtë akuzat e deputeteve të opozitës, Zhani Gjergji dhe Albana Vokshi duke deklaruar se “nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të fshihet apo ndryshohet data e skadencës për barnat pasi çdo veprim kryhet online”. Kështu raportohet sot të jetë mbrojtur kjo zyrtare duke vijuar me alibinë e kontrollit n
Valë historike të nxehti mbi Ballkan, parashikimi për korrikun
Disa pjesë të Evropës janë nën një valë të nxehti që ka nisur me fillimin e muajit dhe parashikohet të zgjasë edhe për dy javë të tjera. Valët historike të të nxehtit me temperatura që kalojnë pragun e 40 °C në ditë janë më intensivet në të gjithë gadishullin Ballkanik dhe Evropën Lindore. Detet e rajonit të Mesdheut po nxehen gjithashtu, duke arritur në 30 °C në disa zona.
E gjithë Europa pi ujë të kontaminuar
Në ujin e pijshëm që konsumohet në Europë është gjetur një substancë e dëmshmë që zakonisht përdoruret në pesticide dhe në proceset e ftohjes.
Gjetja pason një studim të publikuar në maj nga Rrjeti Evropian i Veprimit të Pesticideve (PAN Europe), i cili konstatoi nivele "alarmante" të kimikateve PFAS në lumenjtë, liqenet dhe ujërat nëntokësore të Evropës.
Zyrtare: Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ka ekzistuar. Ishte vetëm Luftë Civile
Marenglen Kasmi, historian dhe pjesë e Akademisë së Shkencave shkruan në gazetën “Dita” për punimin voluminoz “Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX” që ka 10-12 vjet që ka nisur.
Zoti Kasmi vë në dukje se vëllimi IV i punimit që prek Luftën II Botërore nuk përmend gjëkundi termin “Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare” sepse dy autorët përgjegjës, Muharrem Dezhgiu dhe Beqir Meta e kualifikojnë atë vetëm si Luftë Civile.
Socialistët duhet t'i shkruajnë Eduard Shalsit se "nuk po bën gjumin të qetë"
Një thirrje për këdo që ka zemrën majtas! Shkruajini Eduard Shalsit, deputetit që duket se ka inteligjencë artificiale. Ka dy ditë pa gjumë, ose me gjumë jo të qetë, sepse Pal Trashaj vrau veten për një histori me mikrokreditë. Të paktën kështu është shprehur zoti Shalsi në Parlament, çka përfaqëson një ngjarje që meriton solidaritet: