Zyrtare: Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ka ekzistuar. Ishte vetëm Luftë Civile
Marenglen Kasmi, historian dhe pjesë e Akademisë së Shkencave shkruan në gazetën “Dita” për punimin voluminoz “Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX” që ka 10-12 vjet që ka nisur.
Zoti Kasmi vë në dukje se vëllimi IV i punimit që prek Luftën II Botërore nuk përmend gjëkundi termin “Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare” sepse dy autorët përgjegjës, Muharrem Dezhgiu dhe Beqir Meta e kualifikojnë atë vetëm si Luftë Civile.
Autori ka preferuar të përdorë gjithmonë përcaktimi “luftë civile”, rreth 50 herë në tekst. Kjo është disi e çuditshme se në një referat të mbajtur nga autori Dezhgiu në vitin 1985 me titull “Vendi dhe roli i fshatarësisë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, botuar në Studime Historike Nr. 1, viti 1985, në 12 faqe e gjysmë tekst, me 10 referenca gjithsej, ku 9 prej tyre janë veprat e Enver Hoxhës, ai nuk e përmend asnjëherë termin “luftë civile”, por ama plot 19 herë përcaktimin Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Tani nuk e di se cilin autor duhet të besojë lexuesi. Atë të parin, apo këtë të dytin…
Mund të thuhet me plot gojë se ky është teksti më revizionues i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në këto tridhjetë vitet e fundit. Madje, për fat të keq, i paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe i hartuar e botuar nga një institucion shkencor shtetëror, i cili duhet të zhvillojë shkencën e historisë në mënyrë objektive, të paanshme e larg politizimit…
Në libër thuhet se Ahmet Zogu vendosi të mos organizonte një qëndresë afatgjatë të armatosur ndaj pushtimit italian sepse kishte frikë se mos shpërthente ndonjë luftë civile midis shqiptarëve, pasi një pjesë e emigracionit politik antizogist ishte mbajtur dhe ushqyer me subvencionet italiane (faqe 32). Kishim dëgjuar mjaft teza për qëndrimin pasiv të mbretit Zog ndaj pushtimit italian, por kjo i kalon të gjitha parashikimet. As vetë Zogu nuk ka guxuar të sjellë argumente të tilla për mosveprimin dhe dështimin e tij në organizimin e qëndresës
shkruan ndër të tjera Kasmi që i bën thirrje kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi që të ngrejë një komision verifikues. Kasmi ndan edhe disa trivialitete që japin të kuptojnë se nga kush i dëgjojmë këmborat 'profesor doktor'.
Vëllimi i parë u vlerësua nga Akademia e Shkencave me çmimin “Çabej”. Nuk e kaloj dot pa vënë buzën në gaz këtë gjë, pasi më kujtohet se dy akademikët që drejtonin asokohe ASA-n dhe Institutin e Historisë, respektivisht Marenglen Verli e Beqir Meta, e ndanë vlerën monetare që shoqëronte çmimin jo duke e pjesëtuar në mënyrë të barabartë midis autorëve, por sipas germave e karaktereve që ata kishin shkruar, a thua se po paguanin për herë të dytë hartuesit e veprës.
Se kush u dorovit më shumë, mjafton të shikoni tabelën e përmbajtjes së veprës…
Madje, për të mos lejuar “rrjedhjen” e parave në duar “të huaja”, më të zgjedhurit e tyre, kuptohet, ata që kishin edhe poste drejtuese në Institut, u vetëshpallën edhe oponentë të vëllimeve, duke u shpërblyer edhe për këtë “vlerë të shtuar” të tyre
Akademikët tanë këta! E mbani mend rrokadën e Gudar-Muzafer në Akademi?! Pastaj Muzafer – Gudar? E njëjta histori tani.
Comments
Nuk ka fund llumi ne kete
Nuk ka fund llumi ne kete vend!
Paska dale nje me mend ne ket
Paska dale nje me mend ne ket vend
Add new comment