Socialistët duhet t'i shkruajnë Eduard Shalsit se "nuk po bën gjumin të qetë"
Një thirrje për këdo që ka zemrën majtas! Shkruajini Eduard Shalsit, deputetit që duket se ka inteligjencë artificiale. Ka dy ditë pa gjumë, ose me gjumë jo të qetë, sepse Pal Trashaj vrau veten për një histori me mikrokreditë. Të paktën kështu është shprehur zoti Shalsi në Parlament, çka përfaqëson një ngjarje që meriton solidaritet:
Unë nuk e bëj gjumin e qetë. Kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë. Është një kambanë alarmi. Janë shumë prej nesh që nuk e bëjnë gjumin e qetë nga ajo ngjarje. Por ama të përdorësh atë ngjarje për të sulmuar institucionet e pavarura, të cilat nga njëra anë bëjnë si të merakosura dhe nga ana tjetër hedhin edhe për të dezinformuar.
Po merrem seriozisht me këtë ngjarje, po grumbulloj të dhëna, si ka ndodhur, kush janë fajtorët, por nuk jam prokuror të them që i kanë marrë shtëpinë, kur nuk i kanë marrë shtëpinë. Nuk mund të flisni për Gent Sejkon si halabak rrugësh, është kreu i institucionit të pavarur. Mos u bëni specialistë të midhjes dhe peshkut, duke anatemuar me një fjalor aspak të denjë. Kam një thirrje për ju, më të kujdesshëm kur i drejtoheni institucioneve të pavarura
Shkruajini Shalsit, që të flerë i qetë se me detyrën që i ka vënë vetes, të mbledhë të dhëna, i duhet Shqipërisë. I duhet opinionit publik. Aq më tepër që ka dalë garant edhe për Gent Sejkon, atë rrumbullakun e Bankës së Shqipërisë! Jetojmë në kohë të errëta, kur kanceri blihet shtrenjtë e më shtrenjtë! Po arrin në kurs këmbimi me vdekjen e zvarritur ndaj të na falin për fjalët e papështatshme, si për ndonjë halabak rrugësh! Të na falë edhe Eduard Shalsi, pasi nuk jemi të gjithë si ai dhe Sejkua, të thirrur nga historia që të konsakrojmë pavarësinë e institucioneve, edhe kur në të vërtetë pakkush e kupton se çka ky Shalsi që është në ethe për një Guvernator që e ka marrë vesh vonë që është i tillë?! Edhe pse ka fjalë se është “çun i mirë”.
s.zaimi
Comments
Po ky nje thirrje per kujdes
Po ky nje thirrje per kujdes ka bere dhe sido qe te jete ky personazh, dihet qe faktet jane reale dhe tendecat e mediave per interpretim eshte skandaloze.
Mendimi qe faji i takon vetem nje emri dhe mbiemri alla arysetimi juaj eshte absurd, cdo gje eshte rrjet dhe keshtu fuksnionon.
ti je i pari qe u solidarizove me E.SH keshtu qe nje nate gjumi e ka hallall prej teje, plako!
Add new comment