Në Vëmendje

Jozyrtare/Arsyeja e largimit nga RTSH?!(shkresa)

Postuar në 06 Shtator, 2024 15:33

Pas lajmit të dorëheqes së Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH-së, ka nisur shpërndarja e një letre ankese që një prej drejtueseve të insitucionit, ka drejtuar në Këshillin Drejtues të RTSH-së më 2 shtator. Duke konsideruar se shkresa nuk ka firmë dhe nr.protokolli, por përmbajtja e saj përkon me akuzat informale që janë ngritur ndaj z. Peza herë pas here, po e përcjellim me rezerva, në kushtet kur nuk ka ende një sqarim zyrtar për dorëheqjen e tij:

Meçollari: Shkatërrimi i Shkollës së Marinës, një histori që përfshin pushtetin edhe opozitën

Postuar në 05 Shtator, 2024 21:33

 

Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka denoncuar planet për shembjen e Akademisë së Marinës në Vlorë. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Meçollari tha se plani për shkatërrimin e Akademisë së Marinës daton që në vitin 2010 kur në pushtet ishte PD, dhe ka vazhduar në qeverisjen e PS-së, si një histori e pastër korrupsioni.

Identik si në Shqipëri, Pushteti në Beograd shtyn njerëzit drejt urrejtjes duke i çmobilizuar politikisht

Postuar në 05 Shtator, 2024 20:32

Ish-kreu i Akademisë së Shkencave të Serbisë, neurologu Vladimir Kostiç, ka dhënë një intervistë për revistën “Cord” gjatë së cilës është pyetur për tema të ndryshme të aktualitetit në Serbi. Rënia demografike, debate mbi minierën e litiumit në Jadar, çështjet e privatësisë dhe nevoja për “reformimin radikal” të sistemit arsimor, janë disa prej tyre.

Ende pa ambasadë në Bosnje, shqiptarët deklarohen si boshnjakë dhe një përvojë: Pasaporta jonë nuk vlen në rajon

Postuar në 04 Shtator, 2024 15:13

Ajencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” publikonte sot në seksionin shqip një mini histori të një të riu nga Bosnje-Hercegovina që kishte bërë një udhëtim nga Sarajeva në Tiranë me autobuz. Timuri – i riu nga Bosnja – vë në dukje si vështirësi në komunikimin e dy vendeve ballkanike, mungesën e një ambasade.

Për suksesin nuk ka "i vogël-i madh", por "i arsimuar ose i keq-arsimuar"

Postuar në 17 Gusht, 2024 14:44

Një në tre europianë mes moshës 24-74 vjeç ka arsim të lartë. Këtë të dhënë përcjell EuroNews që publikon edhe një listë të dhënash të shpërndara. Pra sipas vendeve  përqindja e të diplomuarve, atyre me arsim të mesëm sipas llojit dhe arsim të ulët. 
Në krye është Irlanda, pasuar nga Luksemburgu, Norvegjia, Suedia, Qipro e kështu me radhë.

Media: BIRN në krizë. Pakënaqësitë me lidershipin e mbështetur nga Londra dhe heshtja e gazetarëve

Postuar në 15 Gusht, 2024 13:56

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative është në një krizë të brendshme, për të cilën një numër i madh punonjësish fajësojnë drejtoreshën rajonale, Milka Domanoviç. Domanoviç, e cila mbikëqyr "portofolin e projekteve rajonale" të organizatës, akuzohet se ka krijuar një klimë negative që i ka vënë në vështirësi punonjësit.

Prokuroria e Korçës nis hetimet: Nuk u dokumentua nga policia vrasja e Pogradecit. U raportua 'vdekja e një të dehuri'

Postuar në 14 Gusht, 2024 20:37

Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku, Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj dhe mandej kryeministri Edi Rama, deklaruan sot se për ngjarjen e Pogradecit janë kryer të gjitha veprimet konform ligjitim. Pra kemi një baltosje sharlatanësh mediatikë. 

Rrumbullaku dha shkakun e vrasjes, mohoi gjobvënien, vetëm tri ditë pasi urdhëroi inspektimin në Pogradec. Por çfarë thotë Prokuroria e Korçës që ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia? Ja se çfarë thotë sot ndër të tjera: 

Policimi i Policisë

Postuar në 12 Gusht, 2024 16:28

Nuk kaloi java që e ashtuquajtura Polici e Shtetit të dalë sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Pas incidentit mes Altin Qatos dhe një qytetari, që u dhunua në mënyrë fyese nga oficeri i Policisë, vjen ngjarja në Pogradec. Një 42 vjeçar duket se është rrahur për vdekje nga një 29 vjeçar. Egli Proga ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar nga i akuzuari Denis Meçe, një 29 vjeçar që sipas PD-së ka lidhje me drejtues të Partisë Socialiste në Pogradec. 

Rusi Chermen Valiev fut Shqipërinë në hartën e medaljeve olimpike

Postuar në 11 Gusht, 2024 01:59

Historia rezervon përherë ironinë e vet. Edhe për Shqipërinë të cilën mesa duket vetëm kështu e kujton. Chermen Valiev solli në Tiranë një medalje nga Lojërat Olimpike të Francës që po zhvillohen sikur të jenë në planet tjetër për shqiptarët. Asnjë medalje, asnjë rezultat aty ku edhe Kosova ka gjurmën e saj të merituar.

Modeli i gabuar strukturor në themel të krizës për arsimin e lartë

Postuar në 08 Gusht, 2024 12:29

Në Shtetet e Bashkuara ka një debat në lidhje me raportin mes kostos së arsimit të lartë dhe efikasitetit në tregun e punës pas diplomimit.

Qendra Kombëtare për Statistikat e Arsimit (NCES) ka zbuluar se vetëm rreth 41% e studentëve diplomohen me një diplomë katërvjeçare brenda katër viteve, që do të thotë mungesë e theksuar efikasiteti brenda sistemit.

Kritikët flasin për një mospërputhje midis kurrikulës së ofruar dhe kërkesave në zhvillim të tregut të punës, krahas tarifave të larta të shkollimit që nuk kanë tavan.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje