“Kurrikula dy gjuhësore në 14 shkolla të Tiranës ndikon te shqipja e dobët e fëmijëve”

Postuar në 04 Nëntor, 2024 18:19

Testet PISA, të cilat vlerësuan nxënësit 15-vjeçarë gjatë 2024, nxorën në pah mangësi në formimin shkencor, por edhe në lexim dhe gjuhë shqipe.

Në studion e MCN TV, Irida Xhura, mësuese e lëndës, tha se leksiku i shqipes te kjo moshë është tkurrur dhe dëmtuar për shkak të terrenit që ka fituar teknologjia dhe rrjetet sociale.

Unë do e lidhja me gjuhën angleze, përdorimi i rrjeteve sociale dhe teknologjia ka ndikuar në leksikun e gjuhës shqipe. Vihet re te nxënësit që kanë vështirësi për të gjetur fjalën në gjuhën shqipe dhe kjo rrezikon disa struktura të rëndësishme të gjuhës që e lidhen me trajtat, lakimet etj.

Ju vjen më shpejt fjala në anglisht se në shqip. Format e gjuhës angleze po nguliten dhe në komunikimin e nxënësve duke deformuar gjuhën shqipe. Informatizimi ka ardhur dhe nga ana e gjuhëtarëve dhe hartuesve të teksteve shkollore me shqipërimin dhe futjen e gjuhës shqipe në tekstet mësimore mund t’i ndihmosh ata që dhe gjuhën kompjuterike mund ta mësosh dhe me terma në gjuhën shqipe. Akademikët duhet të ndërmarrin më shumë projekte me informatizimin e gjuhës shqipe. Pastaj pjesa tjetër na përket ne folësve që nga prindërit.

Nuk mendoj se zë ndonjë hapësirë të madhe kursi për gjuhën shqipe përveç testeve të veçanta, por ajo nuk nënkupton mësimin e gjuhës shqipe, sepse mësimi është proces që fillon qëkur fëmija lind dhe vijon tërë jetën. Ekspozimi ndaj mjeteve teknologjike është ajo që e pengon mësimin e gjuhës shqipe.

Xhura tha se në Tiranë ka ndikuar edhe mësimi dygjuhësor, një projekt i zbatuar në 14 shkolla, i cili i ka shtyrë nxënësit drejt gjuhëve të tjera, kryesisht asaj angleze.  

Çështja e dytë lidhet me mësimin dygjuhësor në 14 shkollat e Tiranës, që nënkupton që mësimi bëhet nga mësues të huaj dhe nxënësit janë të ekspozuar nga mësimi në gjuhën angleze. Kjo ka ardhur për arsye se dëshira e prindërve është që fëmijët e tyre të jetojnë jashtë Shqipërisë, ka dhe njëlloj paragjykimi mendojnë se gjithë të tjerët janë më të mirë se sa ne prandaj thashë se anglishtja është në pozicionin e gjuhës ndërkombëtare dhe konsiderohet një pasaportë shumë e mirë duke i shtyrë prindërit drejt mësimit të gjuhës së huaj.

 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Patjeter, sepse kur hap tv, te gjithe moderatoret e emisioneve kane per mison shkaterrimin e gjuhes shqipe. Ne krye iu prin rrocomoku bark derr Ardit Gjebrea, qe nuk le fjali pa e pykezuar me fjale angleze.
Fjalen ndal e kane bastadizuar me stopoj. Fjalen Mbeshtes me suportoj etj etj etj
Bijte e klikes komuniste jane kthyer ne cakej si te vendit ashtu edhe te gjuhes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.