Në Vëmendje
Një turp që do ta shoqërojë gjatë Komunitetin e Bektashinjve
Ideja e një shteti për Bektashinjtë, nëse do të ishte një artikull i një gazete, do të meritonte të mbetej siç edhe ka gjasa të jetë: një provokim tipik politik. Por titullari i Urdhërit Bektashi, i ashtuquajturi Baba Mondi, ka dalë në vetë të parë në Report Tv për të sqaruar atë që I kanë thënë të thotë:
Rrjeti i Basel-it, letër Kumbaros: Analizat e mbetjeve të kthyera të bëhen nga një palë e tretë
Tri ditë para rikthimit të kontejnerëve me mbetje të dyshimta në Shqipëri, rrjeti ndërkombëtar i Basel Action Network (BAN) i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit që të përgatitet për testimin e menjëhershëm të ngarkesës së tyre. MCN ka siguruar letrën dërguar Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ku BASELI ngre alarmin për 102 kontejnerët, ndërsa udhëzon për një proces transperent dhe të besueshëm që nga momenti i kthimit të tyre në Portin e Durrësit.
Bota po shkon në epokën e para Penicilinës
Emergjenca e re globale e shëndetit pritet të jetë rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve. Tingëllon si një gjë e të ardhmes së largët, apo një skenar që nuk na përket, por faktet flasin për të kundërtën. Në vitin 2019, 5 milionë njerëz vdiqën në mbarë botën për shkak të infeksioneve që rezistonin ndaj trajtimit me antibiotikë, ndërkohë që 1.3 milionë të tjerë lidheshin direkt me këtë shkak.
Gripi i shpendëve/ Regjistrohet rasti i parë i kalimit nga njeriu te njeriu
Në SHBA është regjistruar rasti i parë i gripit të shpendëve, i transmetuar nga njeriu te njeriu, pra pa kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara.
Pacienti është një i rritur nga Misuri, i cili u shtrua në spital më 22 gusht dhe u trajtua me ilaçe antivirale kundër gripit.
Internet Archive humbet gjyqin me botuesit: Nuk mund të shesë apo huazojë falas libra online
Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur se Internet Archive, faqja e mirënjohur e digjitalizmit të materialeve muzikore, apo librave të shumtë, ka shkelur të drejtën e copyright. Internet Archive kishe vendosur ta hapte falas aksesin në arkivën e vet që është një pasuri e madhe dhe mundësi qoftë edhe për t’u orientuar në botën e madhe intelektuale dhe artistike njerëzore, por mesa duket çështja ka marrë tjetër drejtim. Gazeta “The New York Times” e cilëson vendimin e gjykatës së Apelit të
KPK "gjobiti" Kastratin për financimin në "Vlora Marina Bay"
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi kompanisë private “Albsig” sh.a që të sponsorizonte aktivitetin në resortin luksoz “Marina Bay” në shtator të vitit 2021, duke i kujtuar një kontratë sigurimi të lidhur më parë mes tyre, sipas të dhënave që BIRN siguroi nga një korrespondencë mes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dhe KPK-së.
Tekstet shkollore, Allkaj: S’ka prirje për përfshirje të axhendës LGBT
Kopertina e librit të Gjuhës Shqipe dhe fletores së punës për klasën e tretë ka hapur debat ditët e fundit për shkak të përfshirjes në të të një ylberi dhe një magjistrai me fustan. Shumë e kanë komentuar këtë si përfshirje të agjendës LGBT në tekstet shkollore. Shkëlqim Allkaj, drejtor i Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar, e përjashton një gjë të tillë, duke theksuar se procesi i përzgjedhjes së librave kalon nëpër shumë filtra.
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar në histori
Vera që po lëmë pas është më e nxehta në hemisferën veriore që nga fillimi i regjistrimeve. Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Copernicus bëri të ditur se nxehtësia e jashtëzakonshme rrit gjasat që viti 2024 të kalojë vitin 2023 si më i ngrohti i planetit në histori.
Jozyrtare/Arsyeja e largimit nga RTSH?!(shkresa)
Pas lajmit të dorëheqes së Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH-së, ka nisur shpërndarja e një letre ankese që një prej drejtueseve të insitucionit, ka drejtuar në Këshillin Drejtues të RTSH-së më 2 shtator. Duke konsideruar se shkresa nuk ka firmë dhe nr.protokolli, por përmbajtja e saj përkon me akuzat informale që janë ngritur ndaj z. Peza herë pas here, po e përcjellim me rezerva, në kushtet kur nuk ka ende një sqarim zyrtar për dorëheqjen e tij:
Meçollari: Shkatërrimi i Shkollës së Marinës, një histori që përfshin pushtetin edhe opozitën
Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka denoncuar planet për shembjen e Akademisë së Marinës në Vlorë. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Meçollari tha se plani për shkatërrimin e Akademisë së Marinës daton që në vitin 2010 kur në pushtet ishte PD, dhe ka vazhduar në qeverisjen e PS-së, si një histori e pastër korrupsioni.